Aktori Ben Stiller ka folur për detajet e vazhdimit të ‘Zoolander’. 46 vjeçari ka luajtur rolin e një modeli të çmendur, Derek Zulander në filmin e parë të lansuar në vitin 2001.
“Ne kemi skenarin, të cilin në fakt e kemi pasur tashmë ka kohë, por nuk po mund të bashkojmë gjërat që nevojiten. Do të doja të bëja Zoolander 2 dikur në të ardhmen,” ka deklaruar Stiller për Collider në rastin e promovimit të filmit të tij të ri ‘The Watch’.
Përkrah Stiller në ‘The Watch’ luajnë edhe Vince Vaughn, Jonah Hill, e Richard Ayoade, derisa filmi vjen në kinematë amerikane me 27 korrik.

