ZDF transmeton Champions League

Kanali publik gjerman ka siguruar të drejtat televizive për transmetimin e ndeshjeve të Champions League për periudhën 2012-2015. ZDF do të transmetoj nga një ndeshje në javë si dhe finalen dhe Super Kupën e UEFA-s. Këto të drejta deri më tani i kanë takuar televizionit Sat.1.

Në anën tjetër Sky Deutschland ka fituar të drejtat për platformat me parapagim. Sky do të transmetoj të gjitha ndeshjet dhe përmbledhjet të martave dhe të mërkurave përfshirë finalen. Sky gjithashtu ka fituar të drejtat për transmetimin e ndeshjeve të Europa League. Ndërsa të drejtat për këtë garë për televizionet e lira nuk janë shpërndarë akoma.

Mund të ju interesoj edhe...