Zbulohet juria e The Voice Albania

Tashmë dihet juria e formatit të ri televiziv The Voice që do të filloj këtë sezon në Top Channel. Elton Deda, Alma Bektashi, Sidrid Bejleri, dhe çifti Miriam Çani e Alban Skënderaj do të përzgjedhin në fazën e parë dhe do të stërvitin zërat e rinj shqiptar në vjeshtë. Juria e këtij formati ka katër përzgjedhës, por siç raporton Panorama Miriam Çani dhe Alban Skënderaj do të bëjnë një skuadër të vetme. Formati The Voice është një shou ku këngëtarët garojnë së pari për mentorët e tyre e më pas do të luftojnë me këndim brenda grupit të mentorit të tyre për të arritur deri në finale. Për më shumë rreth këtij formati do të mund të lexoni në artikullin special për sezonin e ri televiziv në Top Channel.

Mund të ju interesoj edhe...