Vjen edhe një komedi nga kreatorët e HIMYM

Kreatorët e komedisë How I Met Your Mother (Si e takova nënën tënde – FoxLife), Carter Bays, Craig Thomas dhe producenti Chris Harris kanë përgatitur një pilot episod për kanalin Fox. Komedia Goodwin Games do të prodhohet nga 20th Century Fox Television kompania e njëjtë që prodhon edhe How I Met Your Mother. Goodwin Games do të përcjell jetën e tre vëllezërve/motrave që do të ribashkohen pas vdekjes së babait të tyre. Më herët këtë vit CBS kishte porositur dy sezone për How I Met Your Mother që tani pritet të përfundoj pas sezonit të ardhshëm, në vitin 2013.

Mund të ju interesoj edhe...