05242013Headline:

‘Vajza e re’ nis në Fox Life

Duke filluar nga sonte e gjatë katër pesë javëve të ardhshme kanali kabllor, Fox Life do të shfaq episodet e serialit amerikan ‘New Girl’ në prime-time.

Seriali bën fjalë për jetën e Xhesikas (Zooey Deschanel) e cila shpërngulet në një shtëpi me tre bashkëbanor meshkuj pas ndarjes me të dashurin tradhtar. Storien e plotë mund ta gjeni tek http://telekomanda.com/new-girl/

Gjithashtu në Telekomanda.com do të gjeni informatat për episodet e radhës, si për shumë seriale tjera cilësore.

‘New Girl’ është transmetuar vitin e kaluar në kanalin amerikan Fox, ku këtë të martë nis sezonin e dytë. Sezoni i parë ka plotë 24 episode, derisa për performancën e saj Zooey Deschanel është nominuar për Emmy.

Seriali transmetohet çdo mbrëmje në ora 20:55 në kanalin Fox Life që gjendet në shumicën e operatorëve kabllor dhe platformave satelitore, me titra në shqip.

What Next?

Related Articles

0 comments