TV Vjeshta amerikane – NBC

NBC vendos gjithçka në komeditë. Me katër net të javës, nga e marta deri të premten, kanali i tretë amerikan (për pak ka kaluar ABC-në) do të përqendrohet tek komeditë gjysmë-orëshe.

Janë gjithsej gjashtë seriale të reja që vijnë në NBC në vjeshtë, katër komedi dhe dy drama të cilat do të ndryshojnë tërë skemën programore pos fundjavës ku të shtunën shfaqen repriza derisa të dielën futboll amerikan.

The Voice do të vjen edhe në vjeshtë edhe në pranverë për dallim sezoni i kaluar kur u shfaq vetëm në pranverë. Shikueshmëria e lartë e këtij shou pritet të vazhdoj në serialin mjaft të pritur të JJ Abrams, Revolution.

Të martën mbrëmja fillon me rezultatet e The Voice që shpien në dy komeditë e reja, Go On dhe The New Normal. Parenthood rikthehet në ora 10.

Të premten do të rikthehet vetë Law & Order: SVU dhe atë në orar të ri, në ora 9. Para këtij seriali shfaqen dy komedi, Animal Practice dhe Guys with Kids, derisa një dramë tjetër vjen në ora 10, Chicago Fire.

Komeditë e të enjtes vetëm sa ndryshojnë renditjen. 30 Rock nis sezonin e fundit në ora 8 para Up All Night. The Office mbetet në ora 9, derisa Parks and Recreation rikthehet në ora 9:30. Magazina Rock Center with Brian Williams shfaqet në ora 10 që është orar dhe ditë e re transmetimi për këtë program.

E premtja sjell nis me komeditë Whitney dhe Community. Grimm do të rikthehet në ora 9 para magazinës Dateline.

E shtuna nuk programohet në rrjetet televizive për shkak të shikueshmërisë së ultë, derisa e diela në vjeshtë sjell futboll amerikan. Në pranverë, në ora 7 të dielën transmetohet magazina Dateline, para Fashion Star, dhe The Celebrity Apprentice që këtë sezon do të jetë vetëm 1 orësh. Në ora 10 shfaqet drama Do No Harm.

 

E hënë

8:00 The Voice

10:00 Revolution

E martë

8:00 The Voice Results Show

9:00 Go On

9:30 The New Normal

10:00 Parenthood

E mërkurë

8:00 Animal Practice

8:30 Guys with Kids

9:00 Law&Order:SVU

10:00 Chicago Fire

E enjte

8:00 30 Rock

8:30 Up All Night

9:00 The Office

9:30 Parks and Recreation

10:00 Rock Center With Brian Williams

E premte

8:00 Whitney

8:30 Community

9:00 Grimm

10:00 Dateline

E shtunë

8:00 Repriza

E diel

(Vjeshtë)

7:00 Football Night in America

8:15 NBC Sunday Night Football

(Pranverë)

7:00 Dateline

8:00 Fashion Star

9:00 The Celebrity Apprentice

10:00 Do No Harm

Mund të ju interesoj edhe...