TV Vjeshta amerikane – CW

Për rrjetin televiziv të pestë amerikan, sezonet e fundit kanë qenë një përballje me mbijetesën. Kanali ka parë një rënie dramatike të shikueshmërisë e nuk kanë ndihmuar as pilot serialet e reja. Hart of Dixie është i vetmi serial që është rinovuar për sezonin e dytë me anulimin e The Secret Circle dhe Ringer.

I vetmi serial që po funksionon pa dyshim është The Vampire Diaries që do të rikthehet për sezonin e katërt të enjteve për të vazhduar me rikthimin e versionit të ri të Beauty and the Beast. Ajo çfarë do të ndryshoj do të jetë e mërkura e cila do të jetë një natë mbinatyrore ngjashëm me të enjten e sezonit të kaluar. Supernatural rikthehet me sezonin e nëntë derisa seriali i ri do të jetë Arrow që sjell ritregimin e karakterit shigjetar të DC Comics, Green Arrow.

Të hënën do të rikthehet 90210 para Gossip Girl që do të përfundoj aventurën televizive me 13 episode të reja. Në vend të Vajzës së Thashethemeve në janar do të filloj të transmetohet pre-tregimi i The Sex and the City, The Carrie Diaries me AnnaSophia Robbb në rol kryesor.

E marta do të jetë mbrëmje mjekësore me sezonin e dytë të Hart of Dixie dhe serialin e ri Emily Owens M.D.

Reality-show i vjetërsuar, America’s Next Top Model do të shfaqet të premten, para sezonit të tretë të Nikitas.

Është një skemë agresive e CW me tri drama të reja dhe vetëm një program që nuk ndryshon skemën. Përkushtimin e CW e dëshmon edhe fakti që për herë të parë do të ofroj programe origjinale gjatë verës me katër realiy-show të rinj. Të gjitha këto në tentim për të rikthyer një shikueshmëri bazike, së paku për audiencën e re për të cilën edhe është dedikuar.

 

E hënë

8:00 90210

9:00 Gossip Girl (vjeshtë); The Carrie Diaries

E martë

8:00 Hart of Dixie

9:00 Emily Owens, M.D.

E mërkurë

8:00 Arrow

9:00 Supernatural

E enjte

8:00 The Vampire Diaries

9:00 Beauty and the Beast

E premte

8:00 America’s Next Top Model

9:00 Nikita

Mund të ju interesoj edhe...