TV Sondazhi 2015 – Rezultatet

Është mbyllur edicioni i tretë i zgjedhjes së më të mirëve në botën e televizioneve kosovare. Këtë vit në bashkëpunim me Maniakat.com, përzgjedhja e më të mirëve ka pasur një hapësirë më të re, por megjithatë rezultate kanë mbetur pak a shumë të ngjashme me vitin e kaluar.

KTV, Klan Kosova, dhe Digitalb kanë dominuar kategoritë e sondazhit që për dallim nga dy edicionet e para që kishin përfshirë vitin kalendarik 2012 dhe 2013, ky sondazh ka përfshirë sezonin televiziv 2014-2015 për tu përshtatur më mirë me programet dhe ndryshimet eventuale të verës.

Klan Kosova është gjetur si kanali më i mirë kosovar me 47% të votave, para KTV me 36.7%. RTK ka pasur 9%, derisa RTV21 4%.

Rreth 70% mendojnë që Top Channel është kanali më i mirë nga Shqipëria, derisa 91% mendojnë që Alsat-M është më i miri kanal shqiptar në Maqedoni.

Digitalb ka qenë më i miri tek kanalet filmike, sportive, kanalet e fëmijëve dhe kanali më i mirë lifestyle me T.

Kanalet e Fox International Channels kanë qenë më të mirat në dokumentarë me NatGeo/NGWild dhe seriale me tri kanalet Fox. RTL-i gjerman ka qenë kanali më i mirë i huaj.

Tek kategoritë e programeve, betejë e një vote ka qenë ndërmjet Cka ka Shpija dhe O Sa Mirë. Në fund, kjo e dyta, ndoshta për shkak të përvojës arriti të jetë më e mira me 47.1% para 46.5% për projektin e fundit të Naser Rafunës që ka arritur një shikueshmëri të madhe për një kohë kaq të shkurtër. Dekalogu Kuqezi renditet i treti me 3.2%, 1.1% për Stinë Dashurie, dhe askush nuk është interesuar të votoj për LabyrinthX.

RubikonKTV, Interaktiv, dhe Te Linda i sjellin disa tituj Kohavisionit, derisa Ora 7, Ora e Pasdites, Prive bëjnë të njëjtën për Klan Kosova. Të vetmet tituj të shpërblyer me vota nga kanali RTK janë Kuizi 1,2,3 fillo, Vikendi, dhe Telekino.

Në sondazhin e realizuar online kanë qenë pjesëmarrës 74% meshkuj e 26% femra, 64% të moshës 19-29 vjeç, dhe 44% nga regjioni i Prishtinës, ndjekur nga Gjilani me 16%, dhe Ferizaji me 11%. Diaspora ka kontribuar me 5%. Kanë qenë 210 respodentë me 4784 vota në total nëpër të gjitha kategoritë.

 

Më të mirët sipas kategorive

Kanalet

Kanali më i mirë kosovar – Klan Kosova

Kanali më i mirë shqiptar – Top Channel

Kanali më i mirë shqiptar në Maqedoni – Alsat M

Kanalet më të mira filmike – Digitalb Filmat

Kanalet më të mira dokumentare – National Geographic/NG Wild

Kanalet më të mira sportive – SuperSport Kosova

Kanali më i mirë kulturor/lifestyle – T Digitalb

Kanali më i mirë muzikor – My Music

Kanalet më të mira për fëmijë – Bang Bang/Cufo TV/ Junior TV

Kanali më i mirë informativ – Top News

Kanali më i mirë argëtues/seriale – Fox/Fox Life/Fox Crime

Kanali më i mirë i huaj – RTL Deutschland

 

Programet

Seriali më i mirë vendor – O sa mirë (Digitalb)

Programë më i mirë debutues-politik – Rubikon (KTV)

Edicioni më i mirë i lajmeve – Interaktiv (KTV)

Programi më i mirë kultutor/lifestyle – Prive (Klan Kosova)

Talk Show më i mirë i pasdites – Ora e Pasdites (Klan Kosova)

Programi më i mirë i mëngjesit – Ora 7 (Klan Kosova)

Talk Show më i mirë argëtues – Oxygen (KTV)

Programi më i mirë i sportit – Sporti Total (KTV)

Programi më i mirë për fëmijë – Kuizi 1,2,3 Fillo (RTK)

Programi më i mirë muzikor – Top Koha Music (KTV)

Programi më i mirë ekonomik – Ekonomia me Erëzen (Klan Kosova)

Programi më i mirë i kuzhinës – Te Linda (KTV)

Programi më i mirë për filmin – Telekino (RTK)

Programi më i mirë argëtues – Vikendi (RTK)

Mund të ju interesoj edhe...