TV Kolumna Sportive – E premte, 17 gusht 2012
Në Eurosport fillojnë dy ngjarje të mëdha këtë fundjavë. Të shtunën në ora 17:45 nis gara çiklistike rreth Spanjës – Vuelta, derisa të dielën në mëngjes fillojnë transmetimet nga kampionati botëror në futboll për femrat deri në moshën 20 vjeç nga Japonia. Do të ketë edhe transmetime të ligës evropiane në futboll në plazh.
Për të gjetur listën e të gjitha ngjarjeve që transmetohen këtë fundjavë në EuroSport mund të shkoni në uebfaqen zyrtare që gjendet këtu.
KTV nuk do të transmetoj La Liga-n spanjolle këtë sezon. Të drejtat i takojnë SuperSport dhe përkundër problemeve të paralajmëruara marrëveshja ndërmjet Digital+ dhe Audivisual Sports është arritur dhe do të ketë transmetime të rregullta qysh në javën e parë. Në SuperSport mund të ndiqni edhe ligën holandeze dhe kupën gjermane si dhe trofeun Berluskoni, edhe pse nuk ka informata të sakta se cilat ndeshje do të ofrohen në kohën e përpilimit të këtij artikulli.
Tring transmeton Premier Ligën angleze.
SuperSport
Tenis
ATP Cincinnati
SuperSport3
E premte
19:00&01:00
E shtunë
20:00&00:30
E diel
01:00
Tring Digital
E shtunë
16:00 Arsenal – Sunderland
16:00 West Bromwich – Liverpool
16:00 West Ham – Ston Villa
16:00 Fulham – Norwich
18:30 Newcastle – Tottenham
E diel
14:30 Wigan – Chelsea
17:00 Manchester City – Southampton

