TV Kolumna Sportive – E hënë, 29 gusht 2011

Java më e mbushur me ngjarje sportive në EuroSport gjatë këtij viti. Kampionati botëror në atletikë ka filluar të shtunën dhe do të vazhdoj deri të dielën me gara jashtëzakonisht interesante. Tashmë gara çiklistike rreth Spanjës, Vuelta ka hyrë në javën e dytë dhe as këtu nuk mungojnë emocionet. E këtë javë fillon, së paku pritet të filloj nëse nuk ka ndonjë shtyrje për shkak të uraganit Irene, grand slam turneu i fundit në tenis për këtë vit, US Open. Të dy kanalet do të transmetojnë dy ndeshjet më interesante çdo ditë duke filluar nga ora 17:00 deri herët në mëngjes, pos nëse ka ndonjë transmetim atletike apo Vueltas. Pra, EuroSport është destinacioni juaj kryesor këtë javë nëse dëshironi sport cilësor.

Guidën komplete të EuroSport mund ta gjeni në këtë faqe.

 

Gjatë tërë javës, së paku deri të premten futbolli pushon, por fillon kampionati evropian në basketboll. KTV ka të drejtat e transmetimit për Kosovë, dhe çdo ditë do të transmetojnë së paku dy ndeshje nga Eurobasket Lituania 2011. Më poshtë do të gjeni listën e ndeshjeve që do të mund të ndiqni në KTV dhe gjithashtu listën e ndeshjeve tjera që mund të ndiqni edhe në kanalet e lira satelitore.

 

Edhe këtë të hënë, e parafundit, ESPN America do të transmetoj ndeshjet më të rëndësishme historike të të hënave në NFL, ligën e futbollit amerikan. Denver Broncos kundër Kansas City Chiefs është takimi i sezonit 1994 që u karakterizua nga një përballje e jashtëzakonshme e çerekmbrojtësave.

Këtë të hënë në ekran rikthehen edhe dy shout debatues lider në SHBA për sportet amerikane, Pardon The Interruption me Tony Kornheiser e Mike Wilbon si dhe Around The Horn me Tony Realin si moderator.

Këtë javë do të rikthehen në volum të plotë ndeshjet e ligës profesioniste të bejsbollit, MLB. ESPN America do të transmetoj të tri ndeshjet nga përballja ndërmjet dy konkurrentëve më të mëdhenj në histori të këtij sporit, Boston Red Sox dhe New York Yankees. Pos kësaj përballje ESPN America do të sjell edhe ndeshjet e rivalëve divizional si Cincinnati – Philadelphia dhe Chicago WS – Minnesota.

Për të mësuar se si mund të shihni kanalin ESPN America në Kosovë dhe Maqedoni, kontaktoni në telekomanda(at)gmail.com.

 

Eurobasket 2011

E mërkurë

14:15 Serbia – Italia   – RAI Sport 1

14:30 Belgjika – Gjeorgjia    – 1TV Georgia

16:45 Franca – Letonia    – RAI Sport 1, Sport 1 De

20:00 Gjermania – Izraeli    – RAI Sport 1, Sport 1 De

20:00 Kroacia – Finlanda    – HRT 2

20:00 Rusia – Ukraina    – 2+2

E enjte

14:15 Letonia – Serbia   – RAI Sport 1

16:45 Izraeli – Franca    – RAI Sport 1

20:00 Italia – Gjermania- RAI Sport 1, Sport 1 De

 

ESPN America

NFL

E hënë

20:00 NFL Top 10 MNF – Denver Broncos – Kansas City Chiefs (1994)

 

MLB

E martë

01:00 Cincinnati – Philadelphia

E mërkurë

01:00 Boston – NY Yankees

04:00 Seattle – LA Angels

20:00 Chicago WS – Minnesota

E enjte

01:00 Boston – NY Yankees

E premte

01:00 Boston – NY Yankees

 

 

SuperSport

E Hënë 29 Gusht

Access All Areas Germany 19:00 – SS5

Barcelona-Villareal 21:00 – SS1 – HD4

Nacional-Benfica 21:45 – SS2 – HD5

* ndeshjet e ditës së enjte do të freskohen më vonë gjatë javës

 

 

Nga ndeshjet më interesante në futboll këtë fundjavë që mund ti shihni të lira në satelit veçoj:

FTA Futboll

E hënë, 29 gusht 2011
17:00 LKS Lodz – Legia EuroSport 2 Ekstraklasa
20:15 Aue – Cottbus Sport 1 De 2. Bundesliga
21:45 Nacional – Benfica RTP International Portuguese Liga
E enjte, 1 shtator 2011
17:45 Germany U21 – San Marino U21 Sport 1 De UEFA U21 Quaifiers

Mund të ju interesoj edhe...