S’dyshoj që fundjava ju ka kaluar me Kohavision apo ata që kanë patur mundësi të shohin edhe Klan Kosova e ABC News. Pa marrë parasysh sa provojnë të i injorojnë ngjarjet e fundit në Kosovë RTK dhe RTV21, shikuesve ju interesojnë këto. Do të ndalem pak tek X Factor Albania, episodi vijues të cilën e shikova për disa minuta dhe mu duk më i mirë, paksa më i mirë se episodi i parë. Për momentin nuk do ti jepja notë pozitive edhe pse mendoj që me fillimin e netëve të drejtpërdrejta do të filloj të vërehet edhe niveli i përgatitjes së stafit.
Urime të gjithë banorëve të Shqipërisë pasi që nga sot prime-time (orari i mbrëmjes në televizion) s’do të jetë më kurrë i njëjtë. Në Klan TV fillon Ezel, një serial që s’dyshoj se do të ju mbaj të mbërthyer para televizorëve tuaj. Më pas është Milioneri dhe Opinion në Klan TV. Top Channel transmeton Fiks Fare, Shqip dhe Proçesi sportiv, derisa skema nuk ndryshon as tek Vizion Plus, pos telenovelës Dy Botë.
Në RTK vazhdon Kafeneja Jonë dhe më pas Milioneri e Subvencioni. KTV vazhdon me Koha për golat, koncert dhe serialin Lale para Sporti Total. RTV21 shfaq film artistik.
TV Kolumna Ditore përgatitet nga Luan Morina
E hënë –16 janar 2012
20:10 Serial: Kafeneja Jonë ep.260
21:00 Kush do të bëhet milioner
22:00 Subvencion
23:00 Lajme
23:20 Pa Skenar
20:00 Koha për gola
20:30 Koncert:
21:10 Serial: Lale
22:00 Sporti Total
23:00 Interaktiv
20:05 Kabare
22:00 21 Minuta
22:45 Serial: Mbretëresha e jugut
Klan Kosova
20:00 Lajmet
20:45 Zona B
21:30 Serial: Fringe
22:30 Lajmet
23:10 Minuta e fundit
——————–
TV Klan
20:05 Serial: Ezel, ep.1
21:00 Kush do të bëhet milioner
22:00 Lajme
22:30 Opinion
20:15 Fiks Fare
21:00 Shqip
22:30 Lajme
23:05 Procesi Sportiv
Vizion Plus
20:00 Dy botë – telenovelë
21:00 By Pass Show
22:00 Zonë e ndaluar
23:00 Lajme
Albanian Screen TV
20:10 Serial: The Office
21:00 Prizëm
22:30 Lajme
23:00 Film: Legendary
