Në rregull, ka vetëm pak kohë para prime-time TV për të premten, por disa punë të zakonshme më kanë vonuar deri në këtë në përgatitjen e TV Kolumnës Ditore.
Mbrëmë shikova Rubikonin që fliste për bisedimet me Serbinë, dhe duhet të pranoj që edhe pse tani transmetohet tri herë në javë megjithatë ka mjaft tema për të mbuluar. Po tregohet një sukses i shkëlqyeshëm i KTV ky ndryshim nga 1 në 3 edicione në javë. Më pas në JNK ishte një debat goxha interesant në lidhje me politikat e kredive. Edhe atë e kam përcjellur pas mbarimit të Rubikon, ndërsa pjesa e parë e Rubikon më humbi shkaku i serialit Lagjja e re, që mbrëmë pati një temë më ndryshe se zakonisht, dhe të them të papritur, por megjithatë komedia nuk mungoi aspak gjatë tërë episodit. Sukses, e vlerësoj këtë serial të ri në RTK. Në RTK para gjumit shikova edhe emisionin Artet Pamore, që nuk e kam parë fund-e-krye më parë, por mbrëma arrita ta përcjellë dhe më pëlqeu tejmase. Është një emision i duhur për artistët kosovar dhe një mënyrë e mirë për të shfaqur punën e tyre.
Tani për fundjavë do të kemi skemën e zakonshme programore. KTV vazhdon të ofroj filma cilësorë të premteve. Këtë të premten në program është Iron Man, me Robert Downey Jr., Jeff Bridges, Gwyneth Paltrow në rolet kryesore. Një performancë e shkëlqyer e Robert Downey Jr., pas rivitalizimi i karrierës së tij. Një film i zhanrit aksion që do të gjej mjaft shikues në të gjitha moshat. Kanalet tjera të premten kanë skemën e zakonshme. RTK shfaq episodin e katërt të Shtëpia ime, dhe më pas debat, ndërsa RTV21 serialin Ihlamurlar Altinda dhe emisionin Standardi ynë. Në V+ mund të shihni Zonë e Lirë, në Top Channel Rewind, ndërsa në Klan TV emisionin Njerëz të humbur.
Të shtunën vlen të theksohet dokumentari Jeta në Film City që përshkruan atë që shumë kosovar kanë patur kurreshtjen ta mësojnë, jetën brenda kampit ushtarak të KFOR-it. Në KTV në kuadër të Automen mund të shihni makinat më të reja nga Geneva Motor Show, ndërsa më pas futboll spanjoll. Gjatë ditës së shtunë në KTV mund të shihni filmin familjar Inkheart. Një termin interesant është bërë të shtunave në ora 14:05 në KTV që po shfaq filma familjar, komedi, romancë, apo edhe drama familjare të përshtatshme për tu parë nga e gjithë familja. Në RTK shfaqet Odeon pas serialit Qyteti pa lumë. Në RTV21 është finalja e Unë jam top-model, ndërsa Top Channel shfaq BigBrother4, Klan TV emisionin Këngët e shekullit, ndërsa V+ serialet Regenesis dhe Ghost Whisperer para filmit.
E diela do të veçohet nga Apartamenti 2XL dhe Portokalli. Klan TV vazhdon me Histori me zhurmues, RTK me Familja Moderne, dhe Drejtësia në Kosovë. RTV21 shfaq serial dhe dokumentar, ndërsa në KTV mund të shihni ndeshjen derbi të kampionatit spanjoll Sevilla – Barcelona.
TV Kolumna Ditore përgatitet nga Luan Morina
E premte – 11 mars 2011
20:25 Serial: Shtëpia ime ep.4
20:50 Debat
21:50 In&Out
23:00 Lajme
23:15 Projeksioni
KTV
20:00 Film: Iron Man
22:30 Cosmo
23:00 Interaktiv
RTV21
20:00 Serial: Ihlamurlar Altinda
21:20 Standardi ynë
22:00 Ditari
22:45 Serial: Wildfire
TV Klan
20:05 Kutia
21:00 Njerëz të humbur
23:00 Lajme
23:35 Serial: House ep.51
Top Channel
20:05 Vetëm për të qeshur
20:45 Rewind
22:30 Lajme
23:10 Serial: Lojë e rrezikshme
Vizion Plus
19:40 Dokumentar: Australia dhe Amerika
20:00 Telenovelë – Tereza
21:00 Zonë e lirë
——————–
E shtunë – 12 mars 2011
RTK
20:20 Serial: Qyteti pa lumë ep.4
21:00 Odeon
22:25 Telekino
23:00 Lajme
23:15 Dhoma pa kthim
KTV
19:30 Automen
20:00 Liga spanjolle: Real Madrid – Hercules
22:00 Liga spanjolle: Zaragoza – Valencia
23:50 Lajme
00:00 Film: Sahara (18+)
RTV21
19:15 Dokumentar: Jeta në Film City
20:00 Unë jam top-model – Finalja
22:00 21 Minuta
22:40 Film:
TV Klan
20:05 Serial: House ep. 52
20:45 Këngët e shekullit
23:00 Lajme
23:30 Serial: Ligj dhe Rregull:SVU ep.54
Top Channel
20:15 Vetem per te qeshur
20:45 Big Brother
23:20 Lajme
23:55 Lidhje Direkte me Shtepine e Big Brother
Vizion Plus
19:30 Serial: Regenesis
20:10 Mos e beso po deshe
21:00 Serial: Ghost Whisperer
21:45 Film: Vrasje 101
23:00 Lajmet
23:30 Serial: Ditari sekret (18+)
——————–
E diel – 13 mars 2011
RTK
20:10 Serial: Familja Moderne ep.303
21:00 Drejtësia në Kosovë
22:00 AS
23:00 Lajme
23:15 Film: Ice Harvest
KTV
19:00 Liga spanjolle: Villarreal – Sporting Gijon
21:00 Liga spanjolle: Sevilla – Barcelona
23:00 Lajmet
23:15 Sporti Total
00:00 Film: Vintage Point (18+)
RTV21
19:00 Diçka po zihet
20:00 Serial: Twin Peaks
21:00 Dokumentar
22:00 21 Minuta
22:30 2 me 1
TV Klan
20:05 Serial: Heronjtë Sezoni 48
21:00 Histori me zhurmues
23:00 Lajme
23:35 Serial: House ep. 52
Top Channel
08:15 Exclusive
08:45 Portokalli
10:45 Lajme
11:20 Serial: Mikeshat
Vizion Plus
19:50 Serial: Regenesis Ep.5-6
21:00 Apartamenti 2XL
23:00 Lajmet
23:30 Serial: Ditari sekret (18+)
