Një episod shumë i mirë i Kafeneja Jonë mbrëmë. Milioneri mbrëmë ishte goxha i mirë. Ndoshta po e përmend shpesh, por asesi të teproj duke thënë që Agron Llakaj është mjeshtër i moderimit. I hatashëm si gjithnjë, i shkëlqyeshëm. Pikërisht ajo çfarë i është dashur Milionerit, dhe mund të them me plotë bindje se edhe ne e kemi Regis Philbinin (moderatori i versionit amerikan) tonë. Më pas në program ishte emisioni Subvencion që si temë kishte kredinë e konsecionuesit të aeroportit të Prishtinës. Më mirë në atë kohë ishte dokumentari për Taipehin në KTV. Më herët KTV pati një koncert shumë të mirë të Rihannas dhe më pas episodi i ri i Binbir Gece. Klan TV transmetoi shout Kutia dhe Milioneri, Top Channel emisionin Shqip, ndërsa Vizion Plus emisionin Bypass Show.
Në RTK nëse nuk ndodh ndonjë e papritur, ndonjë intervistë apo debat politik atëherë do të duhej të transmetohej filmi Accidents Happen. KTV fillon me formatin e ri të Rubikon, tani tri herë në javë nga e marta deri të enjten në ora 20:15. Mysafiri i parë do të jetë Xhavit Haliti. Më pas është seriali Binbir Gece ndërsa më pas emisionet Taxi Show dhe Anima. RTV21 shfaq serialin Ihlamurlar Altinda, dhe më pas emisioni informativ Sy me Sy.
Top Channel transmeton game-show 100Milionë dhe më pas serialin 24Orë. Klan TV transmeton Kutia dhe më pas CSI:NY. Vizion Plus shfaq filmin Vetëvrasja, por më herët në progam është telenovela Teresa dhe seriali Ghost Whisperer. Në ora 22:00 në program është emisioni debatues Inside.
Në kanalin T të Digitalb sonte me fillim në ora 21:00 mund të shihni shoun Albanian’s Next Top Model. Në Film Autor është filmi biografik për ish-presidentin amerikan George W. Bush.
EuroSport në ora 17:45 shfaq emisionin përmbledhës të ligave më të forta evropiane në basketboll. më pas në ora 18:00 transmetohet ndeshja e vlefshme për 1/8 e finales të EuroCup Hemofarm-Kazan, ndërsa në ora 20:00 ndeshja Cedevita – Gran Canaria.
Sonte zhvillohen ndeshjet e xhiros së 25 të Premier Ligës angleze të cilat fillojnë në ora 20:45 dhe në Tring mund të shihni Sunderland-Chelsea, Arsenal – Everton, ndërsa në ora 21:00 fillojnë ndeshjet Manchester Utd – Aston Villa dhe WBA – Wigan. SuperSport transmeton ndeshjen e vlefshme për xhiron e 23 të Serie A, ku nga ora 20:45 takohen Milan dhe Lazio.
TV Kolumna Ditore përgatitet nga Luan Morina
Skema programore
E martë – 01 shkurt 2010
RTK
20:25 Dokumentar
20:55 Film: Accidents Happen
22:25 Program muzikor
23:00 Lajme
23:20 Film: Sommersby
KTV
19:45 Shpija2 – përmbledhja
20:15 Rubikon
21:15 Serial: Binbir Gece
22:00 Taxi Show
22:30 Anima
23:00 Interaktiv
RTV21
20:00 Serial: Ihamurlar altinda
21:20 Sy me sy
22:00 21 Minuta
22:45 Serial: Wildfire
——————–
TV Klan
20:10 Kutia
21:05 Serial: CSI:NY ep.100
22:00 Lajme
22:30 Opinion
Top Channel
20:05 Fiks Fare
20:40 Kuiz: 100 milionë
21:30 Serial: 24 orë
22:30 Lajme
23:05 Top Show
Vizion Plus
19:40 Dok. Afrika dhe Azia
20:00 Tereza – telenovelë
21:00 Serial: Ghost Whisperer ep.14
22:00 Inside
23:00 Lajmet
23:30 Filmi: Vetëvrasja
