Telekomanda
  • Lajme
  • Televizioni
  • Filma
  • Seriale
  • Info&Talk-Show
  • RealityTV
  • Media
  • Profile
  • Opinione
  • TV Guida
  • Arkiva
  • Për ne
You are here : Telekomanda » TV Kolumna Ditore » TV Kolumna Ditore – E hënë, 6 dhjetor 2010

TV Kolumna Ditore – E hënë, 6 dhjetor 2010

Posted By Luan Morina On 06 Dec 2010. Under TV Kolumna Ditore    

E di që jeni ngopur me fushatë parazgjedhore. Ashtu edhe unë dhe kjo javë më ka mundësuar të shoh më shumë kanale të huaja. Sidoqoftë t’i kthehem asaj çfarë ishte interesante në kanalet tona. Të premten në RTK pas debateve më duket është transmetuar Oxygen. Nuk di kohën e saktë pasi unë kam shikuar reprizën që kishte të bënte me fëmijët, dhe ato pak çaste që arrita ti shihja në fund m’u duken të mira. Në KTV të premten ishte Shpija, që këtë vit diçka nuk ka atë zjarrin tek të tjerët pasi unë nuk jam shumë i dhënë pas këtyre reality show. TV21 shfaqi serialet e saj, ndërsa në kanalet shqiptare në Vizion Plus ishte Arjan Çani me Zonë e Lirë, në Klan u shfaq Njerëz të humbur, ndërsa në Top Channel u transmetua gjysmëfinalja e dytë e Albanians Got Talent. Nuk më pëlqen si përgatite ky shou tek ne. Thjesht juria e ka prishur, shkatërruar këtë shou, pasi ka disa talente të mira sikur ajo pianistja që më pëlqeu shumë, por, thjesht organizatorët janë njerëz jo shumë me përvojë dhe kanë pëzgjedhur një juri që ka shkatërruar këtë emision.

Të shtunën ndoqa ndeshjen Milan – Bresha në SuperSport. SuperSport nuk po ecën me hapin e kohës kur jemi tek cilësia. Ata marrin qindra euro për të parë ato ndeshje ndërsa ofrojnë transmetimet në formatin 4/3 e jo në atë që ndodhin në të gjitha platformat në vendet evropiane, 16/9. Kjo është një mënyrë që të na shtyejë të marrim pakon në definicionin e lartë, njëherit më shumë para jashtë xhepave tanë të cekët. Shikova edhe Unë jam Top-Model në TV21. Një shou i dështuar. Si mund të vlerësoni një top-model apo top-modele vetëm duke u shëtitur në një pistë disa metërshe. Një shou me investime minimale nuk mund të ketë cilësi dhe sukses. Vazhdoj të ëndërrojë për ditën kur kosovarët të bëjnë një emision televiziv cilësor. KTV transmetoi futboll, RTK debate. Klan transmetoi Këngët e Shekullit që sinqerisht më pëlqejnë shumë. Është një ndër emisionet e pakta që mund të shikojnë grupmosha të ndryshme, dhe më mundëson të kalojë kohë të shkëlqyeshme me prindërit. Është një emision familjar.

Të dielën në mbrëmje nuk kishte çfarë të shikohej. Çfarë të shikohej tjetër pos Apartamenti 2XL. Mrekulli. Nuk mund të gjej fjalë të përshkruaj atë çfarë bëjnë ata njerëz aty. Mbinjerëzore, fantastike, e mrekullueshme… Ju lumtë! Para 2XL, shikova Exclusive në Top Channel. Kishte një temë interesante që kishte të bëjë me historinë e Lekë Dukagjinit. Një dokumentar i përgatitur mirë dhe më mësoi shumë gjëra që nuk kisha mësuar nga librat e historisë të shkollës fillore apo gjimnazit. Vërtetë më la përshtypje emisioni i mbrëmshëm i Exclusive dhe do të provoj ta shikoj edhe herave tjerë nëse kam mundësi. Klan transmetoi episodin e parë të Heroes, një ndër serialet më të mira sipas mendimit tim. Fatkeqësisht që nuk ka vazhduar të shohim skenën që do të ndodhte në të ardhmen, skënën me të cilin filloi volumi i katërt i këtij seriali.

Kanalet kosovare nuk ofruan diçka shumë cilësore. KTV transmetoi dy ndeshje futbolli, nuk ishte as Reali, as Barselona, pra nuk besoj që ka qenë shumë e shikuar. TV21, transmetoi serialin Twin Peaks dhe më pas më duket që ka patur dokumentar, ndërsa RTK debat zgjedhor, edhe të dielave.

Debati zgjedhor do të shtyej Kafenejën Tonë edhe për një javë në RTK, ndërsa edhe kanalet tjera kosovare do të kenë politikë këtë të hënë. Rikthehet seriali që ka filluar të thyej rekorde shikueshmërie në KTV (sipas KTV-së) e gjithashtu të gjithë po flasin për këtë serial, e edhe unë personalisht kam shikuar javën e parë dhe ndoshta do të vazhdoj me të dytën, pasi më ka bërë për vete edhe mua që thjesht urrej telenovelat së paku në prime-time. Por, më duhet ta pranoj ka diçka që na ngreh tek ky serial. Në kanalet shqiptare sonte kemi Shqip dhe Proçesin Sportiv në Top Channel, Kutinë dhe Euroklan në Klan, dhe në Vizion Plus Bypass Show dhe Zonë e ndaluar. Në Tring Shqip të gjithë ata që kanë humbur Apartamentin 2XL mbrëmë, mund ta bëjnë të hënën të diel dhe të kënaqen duke qeshur.

TV Kolumna Ditore përgatitet nga Luan Morina

E hënë – 6 dhjetor 2010

RTK

08:30 Intervistë 1 me 1

09:00 Jeta në Kosovë – Debat zgjedhor

10:45 Kronikë zgjedhore

11:05 Debat zgjedhor me panelistë

KTV

08:00 Debat zgjedhor

09:00 Serial: Binbir Gece

10:00 Asist

11:00 Interaktiv

RTV21

08:00 Kabare – Variete Prishtina

——————–

TV Klan

08:00 Kutia

09:00 EuroKlan

Top Channel

08:15 Fiks Fare

09:00 Shqip

Vizion Plus

07:40 Një grua e hekurt – telenovelë

08:50 Bypass Show

10:00 Zonë e ndaluar

Alsat

08:00 Lajmet

09:00 Kontrast

VN:F [1.9.17_1161]
please wait...
Rating: 0.0/10 (0 votes cast)
VN:F [1.9.17_1161]
Rating: 0 (from 0 votes)
  • Shpërndaje:
  • Share
  • Pingback: Tweets that mention Telekomanda » TV Kolumna Ditore – E hënë, 6 dhjetor 2010 -- Topsy.com

« TV Kolumna Sportive – E premte, 03 dhjetor 2010
TV Kolumna Ditore – E martë, 07 dhjetor 2010 »
  • Related Articles From This Category
    TV Kolumna Ditore – E premte, 27 prill 2012

    TV Kolumna Ditore – E premte, 27 prill 2012

    Published On 27 Apr 2012  

    TV Kolumna Ditore nr. 295 – E premte, 27 prill 2012 Përmbledhja javore e analizave të ...

    TV Kolumna Ditore – E premte, 20 prill 2012

    TV Kolumna Ditore – E premte, 20 prill 2012

    Published On 20 Apr 2012  

    TV Kolumna Ditore nr. 294 – E premte, 20 prill 2012 Javë e karakterizuar me transmetime ...

    TV Kolumna Ditore nr.293 – E hënë, 16 prill 2012

    TV Kolumna Ditore nr.293 – E hënë, 16 prill 2012

    Published On 16 Apr 2012  

    TV Kolumna Ditore nr.293 – E hënë, 16 prill 2012 Edicion shumë interesant dhe i lavdëruar ...

    TV Kolumna Ditore – E premte, 13 prill 2012

    TV Kolumna Ditore – E premte, 13 prill 2012

    Published On 13 Apr 2012  

    TV Kolumna Ditore nr. 292 – E premte, 13 prill 2012 Temë në Rubikon u bë ...

    TV Kolumna Ditore nr. 291 – E martë, 10 prill 2012

    TV Kolumna Ditore nr. 291 – E martë, 10 prill 2012

    Published On 10 Apr 2012  

    Çfarë të them për Kafeneja Jonë. Akoma mendoj që kanë humbur paksa cilësinë me sezonet ...

  • Hot Topics
    • Kujtesa - Lista e kanaleve
      63 comments received
    • Në KTV nisi Lale Devri
      55 comments received
    • Lale Devri
      17 comments received
    • Gymysh - serial i ri në RTV21
      13 comments received
    • Fillon telenovela Beqarja në Kohavision
      12 comments received
  • Advertisements
  • Twitter
    Follow telekomanda On Twitter
    Check Out What I'm Doing Below:
  • Facebook
  • Faqe partnere
    • ACMilan-Shqip
    • Shqipmedia
  • Billboard No.1 – Fun.: We Are Young ft. Janelle Monáe
  • Kategoritë
    • Arkiva
    • Filma
      • Filmat në TV
      • Kinemaja
      • Recensime Filmash
    • Info&Talk-Show
      • ArTi
      • Cosmo
      • Deja Vu
      • Dritë Hije
      • Express KTV
      • Fehis Show
      • Jeta në Kosovë
      • Konfront
      • Opinion
      • Oxygen
      • Pa Skenar
      • Rubikon
      • Shqip
      • Telekino
      • Top Story
    • Media
      • IPTV
      • Kabllor
        • Ipko
      • Satelitët
        • Digitalb
        • Tring Digital
    • Muzikë
      • Recensime Albumesh
      • Recensime Këngësh
      • UK Top 10
      • US Top 10
    • Profile
    • RealityTV
      • Big Brother
      • DWTSAlbania
      • VIP Shpija
      • X Factor Albania
    • Seriale
      • Al Yazmalim
      • Anatomia e Greit
      • Binbir Gece
        • Episodet
      • CSI: NY
      • Desperate Housewives
      • Ezel
      • Friends
      • Game of Thrones
      • Ghost Whisperer
      • Gümüs
      • Heroes
      • House M.D.
      • Lale Devri
      • Lost
      • Menekse ile Halil
      • Muhtesem Yuzyil
      • One Tree Hill
      • That '70s Show
      • The Big Bang Theory
      • The Kennedys
      • Wildfire
    • Televizioni
      • Java në TV
      • Lajme
      • Opinione
      • Turk TV
      • TV Kolumna Ditore
      • TV Kolumna Sportive
      • UK TV
      • US TV
    • Video
  • Abonohuni që lajmet më të fundit të ju vijnë drejt në Email. (Kujdes - ky nuk është shërbim premium, lajmet janë të njëjtat që publikohen në uebfaqe)

WoodPress Designed By Website Hosting
Thanks To Video Games | Game Music Soundtracks | Top and best web hosts
loading Cancel
Post was not sent - check your email addresses!
Email check failed, please try again
Sorry, your blog cannot share posts by email.