Më në fund mbaroi edhe AGT. Një fjali rreth tërë kësaj. Shqiptarët kanë talent, por, s’kanë juri për ta vlerësuar atë, dhe shyqyr Zotit që populli po voton për të vlerësuar më të mirët. Në Twitter, Benet Kaçi njoftoi që edicioni i ardhshëm i Albanians Got Talent do të transmetohet pas dy viteve. Pak Oxygen të premten, por vërtetë më prishën nervat ata dy garuesit në kuiz. Të shtunën shikova derbin Milan – Roma, një ndeshje e mërzitshme, pa pikë cilësie, dhe më pas ktheva Këngët e shekullit. Kur nuk ka patur ndeshje interesante, zgjedhja ime e parë gjithnjë ka qenë Këngët e shekullit. Të dielën nuk shikova aq shumë televizion në prime-time, pak 2XL dhe Portokalli, por nuk isha shumë i përqëndrua në TV. Vërtetë më pëlqejnë sportet dimërore, dhe falë Zotit që kemi kanalet EuroSport që po na ofrojnë fundjava “të bardha” për qejfin e neve fansave të sporteve mbi borë. Gjithashtu kam shikuar Sinbad dhe programet për fëmijë të shtunën dhe të dielën në mëngjes në RTK.
Kur jemi tek programet për fëmijë, dua të përmend Super Gogon. Ishte hera e parë që e shikova, dhe notën maksimale i jap nga unë. Tepër edukativ, jo vetëm për fëmijët, por, për të gjithë. Një emision që sigurisht ia vlen të shikohet. Gjithashtu dua të uroj Adrain Morinan, jo që kemi ndonjë lidhje për shkak të mbiemrit, por vërtetë është një aktor që po punon mjaft kohëve të fundit. Mos të them që është më kryesorir, por njëri ndër më komikët në SpitaliKS, po bën Super Gogon, e gjithashtu edhe po shfaqet në teatër me Tre Gjermanët e trashë. Është vërtetë një aktor punëtor dhe i zoti, uroj të vazhdoj me suksese.
Sonte kemi një të hënë mjaft të pasur në krahasim me ditët tjera në televizionet tona. Në RTK kemi serialin Kafeneja Jonë, pastaj Millionerin, Subvencionin, dhe emisionin Pa skenar pas lajmeve. KTV transmeton Asistin dhe Bursën e Kosovës pas përmbledhje së Shpija 2, ndërsa më pas në program janë dy serialet, Binbir Gece dhe Sortilegio de Amor. TV21 transmeton Kabaren.
Top Channel transmeton Shqip dhe Proçesin Sportiv, Klan TV transmeton EuroKlan, ndërsa Vizion Plus në program ka Bypass Show dhe Zonë e ndaluar.
Në Tring Shqip do të mundohem të zë pjesën që nuk kam mundur të shoh nga 2XL mbrëmë, ndërsa më herët planifikoj të shoh si zakonisht serialin Kafeneja Jonë. Në Digi Plus mund të shihni Teorinë e Big Bengut në ora 7, ndërsa nëse nuk gaboj diku rreth orës 9 në program është Modern Family. Të dyja seriale jashtëzakonisht komike.
TV Kolumna Ditore përgatitet nga Luan Morina
E hënë – 20 dhjetor 2010
08:20 Serial: Kafeneja jonë
09:00 Milioneri
10:00 Subvencion
11:00 Lajme
11:15 Pa Skenar
KTV
08:15 Asist
08:45 Bursa e Kosovës
09:15 Serial: Binbir Gece
10:15 Serial: El sortilegio de amor
11:00 Interaktiv
RTV21
08:00 Kabare – Variete Prishtina
10:00 21 Minuta
10:45 Serial: India
——————–
TV Klan
08:00 Kutia
09:00 EuroKlan
10:00 Lajme
10:30 Opinion
Top Channel
08:15 Fiks Fare
09:00 Shqip
10:30 Lajme
11:05 Procesi Sportiv
Vizion Plus
07:40 Një grua e hekurt – telenovelë
08:50 Bypass Show
10:00 Zonë e ndaluar
11:00 Lajme
