E para shpresoj që jeni si është më së miri dhe nuk po e ndieni këtë erë të madhe që shkaktoi shumë probleme, jo vetëm furnizimin me rrymë. Për këtë kolumna e sotme publikohet gati 9 orë më vonë. Tani përmbledhja tre ditore.
Të premten Oxygen ka qenë mjaft interesant me Lutfi Hazirin. Vërtetë është bërë i tepërt Luta në TV, por kësaj radhe nuk kishte të bënte shumë me politikë. Episodi vijues i One Tree Hill ka qenë gjithashtu shumë interesant. Nuk di sa po vazhdon të shikohet, por tashti ka filluar të komplikohen ngjarjet në jetën e karaktereve.
Çfarë më së shumti më ka lënë përshtypje të shtunën ishte filmi Lufta e yjeve (Star Wars), filmi legjendar që ka ndryshuar historinë e kinematografisë. Më herët kam përcjellur tri vazhdimet origjinale të këtij filmi dhe si çdo djalë i ri, jam mahnitur nga ky film. KTV po bën revolucion në jetën e kosovarëve. Po sjell kinematografinë më të mirë për ne, dhe atë pa para. Një shembull konkret është se Slumdog Millionaire akoma nuk është shfaqur në kanalet tokësore në Shqipëri. Të dielën transmetuan edhe një film shumë të mirë, E.T., film i jashtëzakonshëm në regji të Steven Spielberg.
Ishte hap i guximshëm dhe mendoj se mjaft i suksesshëm që nuk transmetuan kuvendin zgjedhor të LDK-së, ashtu si bën dy kanalet tjera. Është e vërtetë që ARTA mund të shikohet vetëm në kabllor, por atyre që nuk u intereson politika, kanë patur atë që është mision i KTV-së, alternativë, dhe pikërisht këtë ka ofruar KTV. Në mbrëmje dy ndeshje shumë interesante për tifozët e Barselonës dhe Realit. Ndërsa në RTK, pas Familjes Moderne, që episodi i mbrëmshëm nuk mu duk shumë interesant, transmetoi një emision debutues, Drejtësia në Kosovë. Edhe një emision në prodhim të BIRN, dhe një emision që do të ketë shumë shikueshmëri të madhe. Ishte vetëm episodi i parë dhe duhet të shohim në javët në vijim, por mbrëmë u duk të ishte mjaft interesant dhe ngazëllyes për shikuesit kosovar. Të jem të sinqertë kem dëshirë të shohim aksione të policisë në TV, dhe sidomos këto që tregojnë se edhe këtu në Kosovë ka ligj. Ndoshta na bën të shkojmë më të sigurt në punë të hënën.
Dhe në fund të dielën, ndoshta shumë vonë, por për herë të parë Isa Mustafa si kryetar i LDK-së u shfaq në Rubikon, dhe besoj që ka arritur të mbledh mjaft shikues, sidomos simpatizantët e LDK-së. Ishte një bisedë mjaft informative për të gjithë qytetarët e Kosovës. Edhe pse konfrontohej me ndeshjen e futbollit amerikan Filadelfia Igëlls – Indianapolis Kollts, arriti të më shkëput vëmendjen disa herë. Kur jemi te futbolli amerikan vërtetë mendoj se ESPN Amerika do të ishte shumë i shikuar në Kosovë. Hokej mbi akull, bejzboll, futboll amerikan, basketboll kolegji, të gjitha sportet amerikane në një kanal. Do të ishte shumë më i mirë se disa kanale katastrofale që transmetohen në sistemet kabllore.
Tek kanalet shqiptare, e shtuna ishte e veçantë. Këngët e shekullit po na ofrojnë muzikë cilësore që të kënaq shpirtin. Në rregull unë e pëlqej këtë muzikë deri në një masë, nuk jam një fans kushedi sa i madh por më pëlqyen disa performanca të shkëlqyeshme atë natë, sidomos ajo e Coronas me Nysret Muqiqin dhe Ramadan Krasniqin. Sigurisht që do të jetë shumë më i shikuar tek demografia më e vjetër se unë, por ka arritur të josh edhe demografitë më të ulta, 18-34.
Të dielën mbrëmja edhe pse ishte e mbuluar me kanalet kosovare, nuk munda ta harroj edhe Apartamentin 2XL në Vizion Plus. Është ajka e javës në televizionet shqiptare. Shumë më e mirë se Portokalli, e cila në një skeq të vetëm që e shikova shfaqi banalitetin më të rëndë këtë vit që kam parë në televizionet shqiptare. Gjithashtu qarkullojnë zëra që Agron Llakaj do të largohet në janar, dhe për mendimin tim dhe të shumë të tjerve ky është fundi i Portokallisë. Në sezonet e para ka qenë emisioni më i shikuar tek shqiptarët, ka qenë shumë cilësore, por me kalimin e kohës sikur është harxhuar tërë energjia, krijimtaria. Të shtunën është transmetuar edhe një film shqiptar me Nik Gjelilajn në Top Channel. Nuk kam mundur ta ndjek nga fillimi dhe të kyçesh në mes të filmit nuk ka bën kurrfarë kuptimi.
Në RTK sonte transmetohet Milioneri, Kafeneja Jonë, Subvencioni, dhe Pa Skenar. KTV transmeton Bursën e Kosovës dhe Asistin, ndërsa 21 Kabaren. Në kanalet shqiptare është skema e njëjtë, Kutia, EuroKlan dhe Opinion në Klan, Shqip dhe Top Show në Top Channel. Zonë e ndaluar në Vizion Plus, ndërsa Kontrast në Alsat. Ndeshje interesante, Valensia – Sevija në SuperSport2, ndërsa në SuperSport3 nga sot do të transmetohet ATP Masters 1000 turneu i fundit për këtë vit nga Parisi.
Në fund shpresoj të jeni të qetë të keni rrymë dhe të mos dëgjoni këtë erë shumë të fortë. Dhe një lajm i ri nga Telekomanda. Duke filluar nga java e para e dhjetorit në Telekomanda do të gjeni edhe emisionin javor për televizionin në formatin podcast.
TV Kolumna Ditore përgatitet nga Luan Morina
E hënë – 09 nëntor 2010
08:20 Kafeneja Jonë
09:00 Kush do të bëhet milioner
10:00 Subvencion
11:00 Blic
11:15 Pa Skenar
KTV
08:00 Bursa e Kosovës
09:00 Joshje Magjike
10:00 Asist
10:45 Koha për gola
08:00 Kabare – Variete Prishtina
——————–
TV Klan
08:00 Kutia
09:00 EuroKlan
Top Channel
08:15 Fiks Fare
09:00 Shqip
Alsat
08:00 Lajmet
09:00 Kontrast
Vizion Plus
07:40 Një grua e hekurt – telenovelë
08:50 Bypass Show
10:00 Zonë e ndaluar

