Mbrëmë pa Champions League dhe ndonjë gjë më interesante vendosa të shoh serialet e përnatshme në TV. Seriali Ihlamurlar Altinda në RTV21 nga ora 20:05 të them të drejtë ishte shumë dëshpërues. Nuk e përcjell vazhdimisht por, ngjarjet që rodhën në pjesën e parë të episodin u realizuan aq shpejtë sa që ishte diçka e zakonshme se si shpëtojnë në çastet e fundin viktimën, si dy veta arrijnë të mposhtin një turmë njerëzish, pastaj ajo skena me pistoletë më dëshpëroi pasi as nuk u plagua ndokush, në përgjithësi episod dëshpërues ishte. Nuk dua të paragjykoj për serialin në përgjithësi, por nga ai episod nuk do të shihja më. Më pas BinBir Gece në KTV, një serial që e kam shikuar në fillim, por serialet e përnatshme janë më dinamike dhe më të kota se jeta ime. Nuk mund të dedikoj katër apo pesë netë në javë vetëm një emisioni në prime-time. Megjithatë kishte disa ndryshime jo për të mirë në serial. Takimi i “dashnores” së Ali Kemalit, s’më kujtohet emri, me Jamanin 3-4 herë brenda një episode, ishte paksa tepër. Gjithashtu skena e Zaferit kur ndeshet me Meleken ishte “modë e vjetër” dhe gjithashtu kanë mundur të përdorin pak më shumë makiazh në Meleken! Në përgjithësi më pëlqen seriali dhe kam dekllaruar edhe më herët që BinBir Gece është seriali më i mirë turk i shfaqur deri më tani në kanalet kosovare. Kur jemi tek serialet turke, mos të harroj të përmend që seriali Gymysh së shpejti do të filloj të transmetohet në kanalin shqiptar Klan TV. Pra, një mbrëmje me seriale turke, që ndoshta nuk do të përsëritet më, por kohë pas kohe është interesante të shoh ato që shohin shumica e audiencës kosovare.
Mysafir në Rubikon sonte është Fatmir Limaj që do të diskutoj për akuzat e fundit ndaj tij. Për Jeta në Kosovë supozoj se do të diskutohet ndonjë gjë për bombardimet e NATO-s ose ndonje temë tjetër. Nuk kam informata për këtë. RTV21 vazhdon me serialet. Ndërsa në RTK mund të shihni episodin e ri të Lagjja e Re dhe në KTV serialin SpitaliKS.
Në Top Stoy mysafirë sonte do të jetë Edi Rama dhe do të diskutohet për kandimin e tij për kryebashkiak të Tiranës. Edhe Klan TV do të duhej të ketë temë të lidhur me zgjedhjet e ardhshme në emisionin kryesor të javës të Opinion. Në Vizion Plus transmetohet filmin Martesa ime e parë, që është filmi i fundit para se të filloj emisioni Dancing with the Stars nga java e ardhshme.
TV Kolumna Ditore përgatitet nga Luan Morina
E enjte, 24 mars 2011
20:20 Lagjja e re ep.6
21:00 Jeta në Kosovë
23:00 Lajme
23:20 Dokumentar: Afër
KTV
20:00 Rubikon
21:15 Serial: Binbir Gece
22:00 Serial: SpitaliKS
RTV21
20:00 Serial: Nën hijen e blinajes
21:20 Zoom
22:00 Lajme
22:45 Serial: Roman Mysteries
——————–
TV Klan
20:05 Kutia
21:00 Opinion
23:00 Lajme
23:35 Serial: Ligj dhe Rregull: SVU
Top Channel
20:15 Fiks Fare
21:00 Top Story
22:30 Lajme
23:00 Top Show
Vizion Plus
19:40 Dokumentar
20:00 Teresa – telenovelë
21:00 Film: Martesa ime e parë
23:00 Lajmet
23:30 Inside – Reprizë
