Sonte në RTK mund të shihni episodin e ri të serialit Lagjja e Re. Më pas në program është Jeta në Kosovë, dhe rikthehet emisioni Kult në ora 22:30, ndërsa pas lajmeve shfaqet dokumentari Afër. KTV pas përmbledhjes së VIP Shpija mund të shihni Rubikonin. Në ora 21:15 shfaqet episodi i ri i BinBir Gece dhe më pas SpitaliKS. RTV21 pas episodit të ri të Ihlamurlar Altinda mund të shihni emisionin Standardi ynë.
Top Channel shfaq emisionin Top Story me Sokol Ballën, Klan TV transmeton emisionin Opinion me Blendi Fevziun. Në Dancing with the Stars sonte më në fund pritet eliminimi i parë. Është java e tretë dhe akoma nuk është eliminuar askush me sa di unë, por sonte duhet të ndodh eliminimi i parë dhe personalisht mendoj që Mimoza Ahmeti do të jetë ajo që do të mbyll aventurën e saj në DTWSA.
Në EuroSport në ora 15 dhe ora 18 transmetohen garat nga kampionati evropian në peshëngritje, ndërsa në SuperSport mund të shihni ndeshjet e Europa Ligës në futboll.
TV Kolumna Ditore përgatitet nga Luan Morina
E enjte, 14 prill 2011
20:20 Lagjja e re ep.9
21:00 Jeta në Kosovë
22:30 Kult
23:00 Lajme
23:20 Dokumentar: Afër
19:45 VIP Shpija
20:15 Rubikon
21:15 Serial: Binbir Gece
22:00 Serial: SpitaliKS
RTV21
20:00 Serial: Nën hijen e blinajes
21:20 Zoom
22:00 Lajme
22:45 Serial: Roman Mysteries
——————–
TV Klan
20:05 Kutia
21:00 Opinion
23:00 Lajme
23:35 Serial: Ligj dhe Rregull: SVU
Top Channel
20:15 Fiks Fare
21:00 Top Story
22:30 Lajme
23:00 Top Show
Vizion Plus
19:40 Dokumentar
20:00 Teresa – telenovelë
21:00 Dancing with the Stars
23:00 Lajmet
23:30 Inside – Reprizë
