Një ndeshje shumë emocionuese në RTK mbrëmë. Ishte fantastike përballja në mes të Milanit dhe Realit të Madridit. Patëm një pjesë të parë kur dominuan mysafirtë, dhe një 30 minuta të fundit me plot ndryshime, gola, dhe emocione. Ishte ndeshje mjaft ngazëllyese. Në KTV ishte Top Koha Music, një nga emisionet e mija të preferuara pasi përmbledh muzikën më të mirë nga ajo që kemi për një orë. Shumë shikues janë gëzuar që përfundoi Polifest. Tani ata mund të kthehen dhe të shohin Nën hijen e blinajave në terminin e zakonshëm. Edhe një gjë. Pse TV21 vazhdon të shfaq Naimin dhe Mihrijen në TV, nuk di kush dëshiron të shoh ata duke moderuar një program. Pastaj ankohemi që nuk po ka fytyra të reja në TV. Reformat nuk po ndodhin as në televizionet komerciale e lëre më në fushat tjera.
Edhe kjo e enjte do të jetë me intervista politike. Në radhë të parë do të mundohem të shikoj Rubikonin pasi i ftuar është Ilir Deda nga partia FER, dhe jam shumë kurioz të di më shumë për këtë parti. Në RTK kemi Jeta në Kosovë, dhe Dhoma pa kthim. Në 21 shfaqet Zëra e hite ndër vite, Zoom dhe pastaj serialet. Kur jemi tek serialet, mos harroni që SpitaliKS sonte shfaqet në ora 10 në KTV.
Në kanalet shqiptare kemi Top Story në Top Channel, Opinion në Klan TV, dhe film artistik në Vizion Plus.
Në SuperSport dhe në disa kanale tjeratë lira satelitore transmetohet Liga e Evropës.
Në ora 7 në kanalet e lira satelitore transmetohen këto ndeshje: Bajer – Aris (SAT.1), Bryzh – Dinamo Zagreb (OBN, HRT2, *për Dinamon pritet të luaj Fatos Beqiraj), Dinamo Kiev – AZ Alkmar (ICTV Ukrainë), PAOK – Vijareal (B92). Në ora 9:05, transmetohen këto ndeshje: Sevija – Karpati (ICTV Ukrainë), PSZH – Borusia Dortmund (SAT.1), Porto – Beshiktash (Star TV), Liverpul – Napoli (OBN), Hajduk Split – Zenit (B92).
SuperSport transmeton këto ndeshje, ora 7: Leç – Mançester Siti (1), CSKA – Palermo (2), Leverkuzen – Aris (3), Juventus – Salcburg (4). Ndërsa në ora 9:05: Liverpul – Napoli (1), PSZH – Dortmund (2), Rapid – CSKA Sofia (3), Hajduk – Zenit (4). Në SuperSport 5 mund të ndiqni golat direkt.
Simpatizantët e basketbollit në satelit mund të ndjekin edh ndeshjet e Euroligës. Në NTV Spor, në ora 8:45, transmetohet ndeshja Barcelona – Fenerbahçe Ylker, ndërsa në Sport Italia 2, në ora 9, Montepaski Siena – Cibona Zagreb.
Në SuperSport në ora 2 pas mesnate mund të ndiqni ndeshjen nga liga NBA ku takohen Chicago Bulls me New York Knicks.
TV Kolumna Ditore përgatitet nga Luan Morina
E enjte – 04 nëntor 2010
08:25 Jeta në Kosovë
11:20 Dhoma pa kthim
KTV
08:00 Rubikon
09:00 Joshje Magjike
10:00 SpitaliKS
11:00 Interaktiv
RTV21
08:00 Zëra e hite ndër vite
09:20 Zoom
10:45 Serial – Nën hijen e blinajës
11:30 Serial – India
——————–
TV Klan
08:05 Kutia
09:00 Opinion
Top Channel
08:15 Fiks Fare
09:00 Top Story
Alsat
08:00 Lajmet
09:00 Alsat Muzika
10:30 Studio Sprint
Vizion Plus
07:40 Një grua e hekurt – telenovelë
08:50 Film
