Tring Digital për vitin e ri

Në kuadër të kampanjës së tyre 12 ditë feste, Tring Digital vërtetë ka kaluar në një shkallë më të lartë të cilësisë së programacionit që ofron për festat e fundvitit. Pos ofertave speciale dhe mjaft joshëse për abonim të ri, ata janë përkujdesur që të sjellin edhe filmat më të ri nga studiot hollivudiane.

 

Kanali i serialeve dhe shou programeve 3Plus sjell një mori programesh festive. Muzikal, opera, koncerte klasike dhe filma do të jenë të pranishëm në këtë kanal. Muzikali Makina Fluturuese sjell aventurën e një fantazie pakufi. Për festa vjen edhe kryevepra e Giuseppe Verdit, opera Il trovatore në katër akte, ndërsa të dielën në ora 14 shfaqet koncerti i violinistit Andre Rieu në Vjenë.

The Adjustement Bureau, Couples Retreat (1 janar, 21:00) dhe It’s Complicated (2 janar, 21:00) me Alec Baldwin dhe Meryl Streep janë kryeveprat artisitke që zbesin në Tring Super këto ditë festash.

E komeditë më të mira do ti gjeni si zakonisht në Tring Comedy. Vin Diesel vjen si një dado fëmijësh, ndërsa Rowan Atkinson në rolin e një super-agjenti që shpëton mbretërinë angleze me Johnny English (1 janar, 19:45).

The Italian Job me Mark Wahlberg, Kevin Bacon me Jetë të trazuara, Richard Gere në Profecia Mothman, e Krim i Organizuar me Daniel Craig janë filmat që do të sjellin aksion në ekranet e juaja për festat e fundvitit falë kanalit Tring Max.

E Tring Life sjell disa nga romancat më të mira në botën e kinematografisë me Një shëtitje e paharruar, Aroma e Vreshtit me Keanu Reeves, dhe Një Engjëll i dashuruar me Meg Ryan e Nicolas Cage.

E nuk duhet harruar as kampionatin anglez në futboll që për të gjithë shikuesit sjell disa nga ndeshjet më interesante të vitit, drejtpërdrejt në katër kanalet Tring Sport.

E shtunë

13:45 Manchester Utd – Blackburn TS1

16:00 Chelsea – Aston Villa TS1

16:00 Arsenal – QPR TS2

16:00 Swansea – Tottenham TS3

16:00 Bolton – Wolves TS4

E diel

13:00 West Bromwich – Everton TS1

16:00 Sunderland – Manchester City TS1

E hënë

16:00 Wolves – Chelsea TS1

16:00 Aston Villa – Swansea City TS2

16:00 Blackburn – Stoke City TS3

16:00 QPR – Norwich City TS4

18:30 Fulham – Arsenal TS1

E martë

20:45 Tottenham – West Bromwich TS2

20:45 Wigan – Sunderland TS3

21:00 Manchester City – Liverpool TS1

E merkurë

21:00 Newcastle – Manchester Utd TS1

21:00 Everton – Bolton TS2

Mund të ju interesoj edhe...