Top Gear rinovohet edhe për tre vite

Njëri nga shout më të shikuar në botë, Top Gear i BBC-së është rinovuar edhe për tri vite. Ky njoftim vjen nga BBC Worldwide e cila lajmëron se ka nënshkruar kontrata të reja tri vjeçare me prezantuesit Jeremy Clarkson, James May dhe Richard Hammond për të vazhduar me Top Gear.

BBC Wordlwide ka blerë edhe pjesën e mbetur të aksioneve në kompaninë prodhuese Bedder 6 e cila kontrollonte të drejtat komericale të shout dhe ishte një ortakëri ndërmjet Jeremy Clarkson dhe producentit të programit, Andy Wilman. Pikërisht kjo pjesëmarrje e Clarkson në Bedder 6 e bënte atë prezantuesin më të paguar në këtë shou me mbi 3 milionë funte në vit deri në mars 2012.

Nuk janë dhënë informata financiare në lidhje me këtë transaksion. Ndërsa ekspertët mendojnë që blerja e Bedder 6 do të lehtësojë prodhimin e versioneve lokale të Top Gear të cilat tashmë janë kontraktuar në SHBA, Kinë, Rusi, Kore Jugore, dhe Australi. Edhe shou origjinal transmetohet në mbi 100 vende të botës.

Mund të ju interesoj edhe...