Top 10 emisionet më të mira në kanalet shqiptare

Vitin e kaluar pata publikuar listën e 10 programeve më të mira në kanalet kosovare. Këtë vit kam në krahasim me vitin e kaluar kam shikuar edhe më shumë televizionet shqiptare dhe kam vendosur të bëj një renditje për 10 programet më të mira. Unë tashmë kam bërë renditjen dhe atë do ta publikoj të martën e ardhshme, por në ndërkohë do të doja të merrja edhe opinionet tuaja në lidhje me këto 10 programe si do t’i radhitnit etj. Janë disa mënyra për të votuar, e para më e thjeshtë duke komentuar poshtë këtij lajmi, e dyta në Facebook, e treta duke dërguar e-mail në telekomanda@gmail.com ose edhe mënyra e katërt që më duket se nuk po funksionon mirë me anë të sondazhit në kolonën e djathtë të uebfaqes. Të martën shpresoj të publikoj renditjen e 10 programeve më të mira, gjithashtu do të përmend edhe listën e votuesve tanë.

 

Më poshtë keni listën e programeve të ndara sipas kanaleve:

Top Channel –

Portokalli, Albanians Got Talent, Big Brother – E shtuna, E diell, Exclusive

Klan TV –

Këngët e Shekullit, Gjeniu i vogël, Milioneri, Opinion

Vizion Plus –

Apartamenti 2XL, Dancing with the Stars

Mund të ju interesoj edhe...