TLC shton programe për foshnja dhe femra

Kanali i dedikuar më shumë për gjininë e bukur ka kaluar një çerek vit me një rritje të madhe të audiencës, e pikërisht kjo është arsye pse do të sjellin edhe më shumë programe origjinale.

Ndër seritë e reja do të jetë seriali “Homecoming” që do të mbuloj rikthimin e ushtarëve amerikan në familjet e tyre, ndërsa emisioni do të udhëhiqet nga babai i Miley Cyrus, Billy Ray Cyrus; dhe I Kid një emision i prodhuar nga Ryan Seacrest me komikun e njohur nga Everybody Loves Raymond, aktorin Brad Garret.

Do të jenë tri spin-off, programe të dalura nga emisioni Say Yes to DressRandy to the Rescue, Say Yes to the Dress: Randy Knows Best dhe Say Yes to the Dress: Bridesmaids. Pra të gjitha programe që kanë të bëjnë me nusërinë.

Emisionet tjera do të jenë kryesisht për nënat dhe foshnjat e posalindura. Këtu përshihen emisioni Baby’s First Day që shfaq ditët e para pas lindjes së fëmijës; seritë rome që përshkruajnë shtëpitë dhe jetën shoqërore të tyre Big Fat Gypsy Weddings UK dhe Gypsyville; emisionet për krishtlindje Extreme Christmas Trees dhe Invasion of the Christmas Lights 3; seriali për tatuazhe NY Ink; seriali për antikuitete Pawn Queens, dhe prodhimet tjera që tashmë gjenden në programacion.

TLC shikohet në 99 milionë shtëpi në SHBA, ndërsa së fundmi është edhe pjesë e platformës Digitalb i titruar në shqip.

Mund të ju interesoj edhe...