Platforma satelitore italiane e transmetuesit publik RAI ka arritur në shifrën prej 1 milionë abonuesve. Kjo platformë e mbështetur nga RAI, Mediaset dhe Telecom Italia Media, saktësisht ka 1,037,061 kartela aktive. Ajo transmeton nga sateliti Hot Bird i kompanisë Eutelsat duke ofruar 60 kanale televizive dhe 38 radio kanale. Së fundmi në platformë janë shtuar dy kanale Mediaset Extra dhe Mediaset Italia 2.
Edhe pse transmeton si e lirë, kanalet shpesh mbyllen në sistemin Nagravision për shkak të kufizimit të drejtave të disa programeve vetëm për territorin italian.
