The Simpsons afër fundit

The Simpsons seriali i animuar me 23 sezone në televizion që e bën serialin më të gjatë të skriptuar në televizion për momentin rrezikon të përfundoj aventurën në pranverën e vitit të ardhshëm. Kjo vjen pas mosmarrëveshjeve ndërmjet producentëve të 20th Century Fox dhe kastit të aktorëve. Sipas informatave të fundit të Daily Beast, gjashtë aktorët kryesor ose më mirë të themi gjashtë vetat që ofrojnë zërat për shumicën e karaktereve kryesore nuk kanë pranuar të ulin pagat e tyre për 45% sa kërkon studioja. Dan Castellaneta, Julie Kavner, Nancy Cartwirght, Yeardley Smith, Hank Azaria, dhe Harry Shearer për momentin marrin nga 8 milionë dollarë për 22 javë pune, derisa kontratat e reja do të ulnin këto shifra në rreth 4 milionë dollarë. Oferta e re përfshinë edhe përfitime shtesë nga franshiza siç janë të hyrat nga shfaqja e serialit nëpër kanalet dytësore e njohur si “syndication”, në vendet e huaja si dhe përfitime shtesë nga merchandising i serialit.

The Simpsons për herë të parë janë shfaqur në dhjetor të vitit 1989 dhe këtë vit pritet të shfaq edhe episodin jubilar të 500të.

Mund të ju interesoj edhe...