The Help korr SAG Awards

Filmi The Help ka fituar një mori çmimesh në shpërblimet SAG. The Help u shpall filmi më i mirë, aktorja më e mirë në rol kryesor me Viola Davis dhe aktorja më e mirë në rol dytësor me Octavia Spencer. Aktori më i mirë në rol dytësor u shpall Christopher Plummer nga filmi Beginners, derisa aktori më i mirë në rol kryesor Jean Dujardin nga filmi The Artist.

Tek serialet televizive, ansambli i Modern Family fitoi në konkurrencën e komedive, derisa Boardwalk Empire në konkurrencën e dramave. Alec Baldwin dhe Betty White ishin më të mirët në komedi, derisa Steve Buscemi dhe Jessica Lange në dramë. Aktori Paul Giamatti u shpërblye për rolin e tij si aktor kryesor në Too Big to Fail në film për televizion ose miniserial, derisa tek femrat kjo i takoi Kate Winslet për rolin e saj në Mildred Pearce.

Ishin këto shpërblimet e 18ta SAG. Screen Actors Guild është një union amerikan i punëtorëve që përmbledh mbi 200 mijë aktorë filmi dhe televizioni. Misioni i unionit është të negociojë dhe siguroj kushte më të mira kolektive për aktorët.

Mund të ju interesoj edhe...