The Expendables 2 (2012) – Recensim

the-expendables-2-movie-poster

The Expendables 2 (2012)

IMDB Rejtingu: 8.1

Premiera e shfaqjes: 17 gusht 2012

Kohëzgjatja: 102 minuta

Rejtingu: +18 për shkak të dhunës së përgjakshme

Zhanri: Aksion, Aventurë

Regjia: Simon West

Skenari: Dave Callaham, David Agosto, Ken Kaufman, Richard Wenk, Sylvester Stallone

Aktrojnë: Arnold Schwarzenegger, Bruce Willis, Chuck Norris, Dolph Lundgren, Jason Statham, Jean-Claude Van Damme, Jet Li, Liam Hemsworth, Randy Couture, Sylvester Stallone, Terry Crews

Shtëpia filmike: Lionsgate

 

Barni Ros, Li Krismës, Jin Jang, Gunar Jensen, Toll Roëd dhe Hejll Sizër me anëtarin e ri Billi vogëlushi dhe Megi ribashkohen kur z. Kisha paraqet ‘Të shpenzueshmit’ për një punë që duket shumë e lehtë. Detyra duket si një shpagim i lehtë për Barnin dhe bandën e tij të mercenarëve klasik. Por, kur gjërat shkojnë keq dhe njëri nga ta vritet, ‘të shpenzueshmit’ janë të uritur për tu hakmarrë në një territor të panjohur ku rrethanat janë kundër tyre.

Qarkullojnë fjalë që Clint Eastwood e Nicolas Cage mund të jenë pjesë e filmit të tretë të kësaj franshize. Personalisht për mua nuk do të ishte problem nëse nuk paraqitet asnjëri prej tyre, por shfaqja e Eastwood do të mbyllte një rreth të të gjithë emrave të filmave aksion. Për dikë në veri të 20tave filmi paraqet përmbledhjen e të gjithë ‘heronjve’ në një vend sikur të mblidhje të gjithë videot më të mira në një listë në YouTube.

Filmi nuk kërkon shumë vëmendje. Si shumica e filmave aksion, kërkon të mbështetësh për kolltuku, të lëshosh telekomandën dhe të kënaqesh në 100 minuta aksion cilësor. Stile të arteve të ndryshme luftarake, të armëve të fundit moderne, dhe luftë sureale nga aktorët më me përvojë në këtë zhanër filmash. Pos, aksionit të përkryer filmi ofron atë shijen e komedisë që e perfeksionon këtë film në një nivel maksimal për fansat e superheronjve. Mjafton të ktheheni edhe një herë lartë tek kasti i aktorëve dhe të lexoni emrat e tyre. Nuk mund të bëhej një film aksion më perfekt.

Megjithatë nuk mjafton vetëm lista e emrave të aktorëve. Aktrimi i tyre, koordinimi i skenave, skenari i mirë, përmbyllur me një regji solide e bën këtë film, njërin nga filmat aksion më të kënaqshëm, për fansat e këtij zhanri.

 Luan Morina
Kritik filmi

Mund të ju interesoj edhe...