Telekino – Festivali i Kanës (pjesa. 2)

Autorja e Telekinos, Mirjeta Baraliu sjell eksluzivitete për filmdashësit kosovarnga Festivali i Filmit në Kanë

Këtë të shtunë në ora 16:00 në RTK vjen pjesa e dytë e reportazhit të Telekinos nga Festivali i Kanës.  Edhe në këtë pjesë do të ketë intervista speciale të realizuara me yjet e kinematografisë botërore nga autorja Mirjeta Baraliu. Do të jetë kasti i superhitit të animuar ‘Madagascar 3’ përfshirë Ben Stiller, Chris Rock, Jada Pinkett Smith që do të flasin për serinë e tretë e këtij filmit. Pastaj është fituesja e çmimit të jurisë në kategorinë ‘Un Certain Regard’ me filmin ‘Fëmijët e Sarajevës’, regjisorja boshnjake Aida Befic; James Kottak nga grupi  The Scorpions dhe të tjerë.

Për shkak të kampionatit evropian në futboll, EURO 2012, këtë javë Telekino transmetohet në ora 16:00 në RTK. Mos harroni të shihni të preferuarit tuaj nga bota e kinematografisë në ekranin e RTK me emisionin e vetëm për kinemanë në televizionet tona, Telekino.

Mund të ju interesoj edhe...