Tag: The Flash

the flash arrow

Kanali CW pa pritur shumë ka rinovuar serialet kryesore edhe për një sezon shtesë.

Këtë vjeshtë, për sezonin televiziv 2017-2018 do të kthehen dy super-heronjtë kryesor të këtij kanali, Arrow dhe The Flash.

Derisa i pari kthehet për sezonin e gjashtë, The Flash do të kthehet për sezonin e katërt. Për të njëjtin sezon kthehet edhe Jane the Virgin, derisa Supergirl, DC’s Legends of Tomorrow, dhe Crazy Ex-Girlfriend do të kthehen për sezonin e tretë.

Pa fund duket të jetë seriali Supernatural i cili do të kthehet për sezonin e 13të në vjeshtë. Serialet The iZombie, The Originals, dhe Riverdale ende nuk kanë pasur premierën këtë sezon. The Vampire Diaries dhe Reign janë në sezonet finalet. (vampirët finalen e kanë më datë 10 mars)

Serialet debutuese në CW, Frequency dhe No Tomorrow s’kanë marr porosi shtesë pas 13 episodeve prandaj pritet edhe anulimi i tyre.

Read Full Article

network-logosJanë 28 seriale të reja që nisin transmetimin këtë sezon në kanalet kombëtare amerikane. Nëse shtojmë edhe serialet që debutojnë në kabllor ky numër arrin në 40.

Por, jo të gjitha janë seriale premtuese dhe që mund të mbijetojnë gjatë në televizionet amerikane. Shikueshmëria, orari i transmetimit, kritikat, e shumë faktorë tjerë ndikojnë në jetëgjatësinë e tyre. Në vazhdim mund të gjeni pesë dramat që më së shumti pritet të bëjnë bujë dhe të dominojnë shikueshmërinë e kritikat gjatë sezonit të ri televiziv

Gotham (Fox) – 22 shtator

Karakteri i preferuar nga bota e DC Comics për mua gjithnjë ka qenë Batman. Ky serial nuk sjell vet historinë e Bruce Wayne, por përqendrohet në vendlindjen e tij, Gothamin, në periudhën e para-Batman.

Sigurisht që nuk do të jetë po aq i suksesshëm sa seritë e filmave të Tim Burton e Christopher Nolan, por tematika e serialit do të jetë një shtesë për të gjithë të fansat e botës së Gotham. Do të kemi të gjithë kriminelët, Pinguinin, Xhokerin, Harvey Kent, Hugo Strange, e shumë tjerë. Dhe kundër këtyre detektivin James Gordon pa ndihmën e Bruce Wayne.

Ben McKenzie (mund ta njihni nga drama policore tepër e mirë Southland) vjen në rolin kryesor. Orari i transmetimit është paksa i vështirë kundrejt The Big Bang Theory, The Voice, e Dancing with the Stars, por qyshdoqoftë, ‘Gotham’ është sukses i garantuar.

 

How to Get Away with Murder (ABC) – 25 shtator

Shonda Rhimes sjell edhe një serial të prirë për të qenë i suksesshëm. Dhe kur kemi dikë si Viola Davis në rolin kryesor, atëherë shihet sa perfektë mund të jetë treshja e të enjteve të Shondas në ABC me heroinat Ellen Pompeo, Kerry Washington, e Viola Davis. Do të jetë një kombinim i mirë për të gjithë ata që përcjellin ‘Grey’s Anatomy’ dhe ‘Scandal’.

Tematika e serialit bazohet në një profesoreshë universiteti e cila me studentët e tyre ndërlidhet në një krim të planifikuar, me planin për të ikur pa u zënë. Pra, tematika premton mister që me përzierjen e dramës legale mund të jetë një alternativë e preferuar të enjteve në ora 10 kur përballet me ‘Elementary’ (inferior ndaj super-serisë së BBC-së, ‘Sherlock’) dhe ‘Parenthood’ që definitivisht hyn në sezonin e fundit.

Forever (ABC) – 23 shtator

Dr. Henry Morgan është një ekspert autopsie në Nju Jork. Ai ka një aftësi të mbinatyrshme – është i pavdekshëm. Sa herë që ndeshet me vdekjen, ai ringjallet në vende të çuditshme. Sekreti i tij është i ndarë me një rreth shumë të ngushtë njerëzish, por kjo është afër përshkallëzimit.

Është tematikë interesante dhe pilot episodi ka qenë mirë i realizuar. Ndihmë të madhe tematikës mund ti ofroj aftësia e karakterit kryesor të udhëtoj nëpër periudha të ndryshme historike, gjë që mësuam nga episodi i parë. Por, shkon në program në orarin që nuk ka mbijetuar asnjë serial viteve të fundit, të martave në ora 10 në ABC. Ka përballë dramën shumë të preferuar për mua ‘Person of Interest’, dhe ‘Chicago Fire’. Gjasat e vogla për të mbijetuar një kohë të gjatë. Ioan Gruffudd (Mr. Fantastic nga ‘Fantastic Four’) vjen në rolin kryesor.

The Flash (CW) – (7 tetor)

Një nga karakteret më të përfolura të DC Comics vjen në CW. Dhe tani aty ka mikun nga universi i tij, karakterin e Arrow. Botët e këtyre dy karaktereve ndërlidhen qysh në pilot episod, dhe është një çast vërtetë emocional për fansat e këtij universi.

Meqë të dy karakteret janë në të njëjtin kanal, nuk përjashtohen ndërlidhje të kohëpaskohshme që do të ishte një bonus për të gjithë.

Bota e The Flash duket më pak e errët se sa Arrow, ka një nuancë më të ngjyrosur dhe më të lumtur. Nuk ka mistere dhe dihet kush është miku e kush armiku.

Pa marrë parasysh orarin e transmetimit (të martave në 8 kundrejt NCIS dhe The Voice) ky serial është i garantuar për sukses, nëse trashëgon sado pak nga ‘Arrow.

State of Affairs (NBC) – 17 nëntor

Katherine Heigl rikthehet në televizion. Ajo do të jetë në rolin kryesor në dramën ‘State of Affairs’, si analstie e CIA-s e cila është e ngarkuar me përmbledhjen e informatave të sigurisë për presidentin. Ky triler politik, me ngjyrime spiunazhi ka një sukses të garantuar pasi që transmetohet në pushimin e ‘The Blacklist’ dhe pas ‘The Voice’.

Seriali ngjan të jetë sikur një lloj Olivia Pope, por kësaj radhe në role më të ndryshme. Besoj që do të jetë shumë më mirë se filmat që ka realizuar Heigl pas largimit nga ‘Grey’s’, si ‘Killers’, ‘One for the Money’, etj.

Alternativat…

Ia vlen të përmendim edhe ‘Constantine’ që për shijen time është shumë i errët, por s’dyshoj që do të ketë shikueshmëri të madhe tek ata që ju pëlqejnë tema si demonët, ekzorcizmi e të ngjashme.

Gjithashtu alternativë e mirë është ‘Agent Carter’. Edhe një karakter i Marvel vjen në televizion, dhe kësaj radhe në vend të ‘Marvel’s Agents of S.H.I.E.L.D.’ që ka vuajtur në joshjen e shikueshmërisë të favorshme gjatë sezoni të kaluar. Pos Hayle Atwell në rolin e Peggy Carter, ka edhe emra të njohur për neve si Chad Michael Murray (One Tree Hill), e Enver Gjokaj (Dollhouse). Ky serial nis në janar.

Luan Morina
Kritik për TV&Film

Read Full Article