Tag: Seriale

South Korea: Photocall for "Shark" in SeoulVersioni origjinal i serialit ‘Homeland’ nga kompania izraelite Keshet Media Group do të ketë adaptimin e parë aziatik.

Seriali do të adaptohet për televizionin jugkorean derisa tema e serialit do të jetë konflikti ndërmjet dy Koreve. Në rol kryesor vjen aktori Kim Nam-gil i cili së shpejti do të shihet në filmin ‘Pirates: The Bandit Goes to the Sea’.

Që nga debutimi ‘Prisoners of War’ është adaptuar në më shumë se 20 vende përfshirë Rusinë, Turqinë, Brazilin, dhe SHBA-të.

Read Full Article

Mistresses-UsI bazuar në serialit britanik me të njëjtin emër, ‘Mistresses’ vjen si premierë regjionale në Fox Life me datë 17 shtator, e martë.

Seriali ndjek katër shoqe të cilat jetën e tyre turbulente e plotësojnë me të qenurit dashnore të burrave të martuar. Savanah është grua e suksesshme dhe partnere në firmën e saj, Zhoslin është motra e vogël e Savanës, dhe ka një karakter krejt ndryshe. Ejprill është një e ve e cila pas disa telefonatave të mistershme bindet që burri i saj është akoma gjallë, si dhe Karen, psikologja e cila provon të rregulloj jetën pas lidhjes me një pacient të martuar dhe të pasur i cili është larguar nga kjo jetë.

Sezoni i parë prej 13 episodeve do të shfaqet çdo të martë në ora 21:50 në Fox Life.

 

Read Full Article

being-ericaAventura e terapisë me lëvizje nëpër kohë vazhdon. Kësaj radhe Erika zbulon që ajo është vetëm një nga pacientet e Dr. Tomit, dhe që nëse dëshiron të ndihmoj veten duhet të ndihmojë edhe të tjerët.

Sezoni i tretë i ‘Being Erica’, nga data 16 shtator 2013, çdo të hënë në ora 21:50 në Fox Life.

 

Read Full Article

Hannibal - Season 1Kompania Gaumont International Television ka siguruar shpërndarjen e dy nga tri serialet e saja kryesore.

‘Hannibal’ do të transmetohet nga Mediaset në Itali dhe Televisa në Meksikë. Ndërkohë Tele Munchen Group ka siguruar të drejtat për serialin ‘Hemlock Grove’ në Gjermani.

Seriali i NBC-së, ‘Hannibal’ sjell Mads Mikkelsen në roli ne të famshmit Dr. Hanibal Lekter. Sezoni i parë prej 13 episodeve është mbyllur në qershor, derisa kthehet në vitin 2014.

‘Hemlock Grove’ është transmetuar në Netflix. Gjithashtu një serial horror, ndjek ngjarjet në një qytet të vogël në Pensilvani, bazuar në librin me të njëjtin emër të Brain McGreevy. Gjithashtu kthehet për sezonin e dytë prej 10 episodeve dikur në vitin 2014. /Telekomanda/

Read Full Article

The 40th Annual Daytime Emmy Awards - ShowKanali amerikan CBS ka dominuar në shpërblimet Emmy për programet ditore duke fituar 21 kategori përfshirë edhe ato nga ceremonia e Arteve Kreative e organizuar javën e kaluar. PBS e ka ndjekur me 14 fitore.

Drama ditore ‘The Bold and the Beautiful’ ka fituar më së shumti kategori, katër; derisa ‘The Young and the Restless’, ‘General Hospital’ dhe Days of Our Lives’ kanë fituar nga dy. Legjenda e Star Wars, George Lucas ka fituar Emmy-n e parë për serialin e animuar ‘Star Wars: The Clone Wars’ që transmetohet në Cartoon Network.

Emmy kanë fituar edhe ‘The Dr. Oz Show’, dhe ‘The Ellen DeGeneres Show’.

 

Fituesit nëpër kategori:

-Serial dramë: “Days of Our Lives” (NBC)

-Game Show: “The Price is Right” (CBS)

-Programi i mëngjesit: CBS Sunday Morning (CBS)

-Talk Show Argëtues: “The Ellen DeGeneres Show” (sindikim)

-Talk Show Informativ: “The Dr. Oz Show” (sindikim)

-Program kuzhine: “The Best Thing I Ever Ate” (Food Network) dhe “Trisha’s Southern Kitchen” (Food Network)

-Programi i animuar – klasi special: “Star Wars: The Clone Wars” (Cartoon Network)

-Aktori kryesor në dramë: Doug Davidson (“The Young and the Restless,” CBS)

-Aktorja kryesore në dramë: Heather Tom (“The Bold and the Beautiful,” CBS)

-Aktori dytësor në dramë: Scott Clifton (“The Bold and the Beautiful,” CBS) dhe Billy Miller (“The Young and the Restless,” CBS)

-Aktorja dytësore në dramë: Julie Marie Berman (“General Hospital,” ABC)

-Aktori i ri në dramë: Chandler Massey (“Days of Our Lives,” NBC)

-Aktorja e re në dramë: Kristen Alderson (“General Hospital,” ABC)

-Moderator i Talk Show: Ricki Lake (“Ricki,” i sindikuar)

-Moderator i Game-Show: Ben Bailey (“Cash Cab,” Discovery)

-Moderator kuzhine: Lidia Bastianich (“Lidia’s Kitchen,” PBS)

-Regjia për dramë: “The Bold and the Beautiful” (CBS)

-Skenaristët për dramë: “The Bold and the Beautiful” (CBS)

-Kënga origjinale: “Good Afternoon” (“Good Morning America,” ABC)

Read Full Article

Grupi i humoristëve kosovar ‘Stupcat’ kanë zbuluar detajet e projektit të fundit të tyre për emisionin ‘Prive’ në Klan Kosova.

Në një intervistë dhe pamje prapa kamerave në xhirimet e këtij grupi, ‘Prive’ zbulon të gjitha detajet e projektit të fundit të ‘Stupcave’. Bëhet fjalë për ‘Egjeli’ që para gjashtë viteve ishte shfaqur si film për shikuesit kosovar, ndërsa tani do të vijë në ekran si serial televiziv.

Deri më tani sipas ‘Prive’ janë përgatitur katër episode, derisa i pari do të shfaqet me datë 29 nëntor në ora 22 në kanalin T të platformës Digitalb.

Storia e serialit nuk ndryshon, ngjashëm si karakteret kryesore. Nuk ka ndonjë numër të konfirmuar të episodeve apo sezoneve për momentin, por ajo që duhet të dini është që me datë 29 nëntor në ora 22 në kanalin T të platformës satelitore Digitalb dhe në operatorin kabllor Ipko mund të shihni episodin e parë të serialit ‘Egjeli’.

Read Full Article

Televizioni publik italian RAI do të sjell në ekran dramën proceduriale policore ‘Jo’ me aktorin e njohur francez Jean Reno në rolin kryesor.

Seriali është krijuar nga producenti Rene Balcer (Law&Order), fitues i çmimeve Emmy. Reno portretizon karakterin e Jo St-Clair, një detektiv veteran në njësinë elite të Parisit, Criminal Brigade, e cila merret me çështjet më të vështira të vrasjeve. Në rolet tjera vijnë Jill Hennessy (Crossing Jordan), Tom Austen (The Borigas) dhe Heida Reed.

Sezoni i parë ka tetë episode 60 minutëshe derisa pritet të transmetohet në pjesën e dytë të këtij sezoni televiziv.

Read Full Article

Seriali kroat, ‘Larin izbor’ (Zgjedhja e Laras) ka siguruar transmetim edhe në disa vende të ish-BRSS-së dhe Lindjes së Afërt.

Seriali që ka dominuar në tregjet televizive ballkanike si Maqedoni, Bullgari, Rumani, Serbi, e Bosnjë e Hercegovinë është transmetuar edhe në vendet e Evropës Qendrore si Slloveni, Çeki e Sllovaki. Seriali ka siguruar transmetim në 19 vende anembanë botës e së shpejti do të jetë në dispozicion edhe për shikuesit në Irak, Azerbajxhan, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katar, Kuvajt, Taxhikistan, Uzbekistan, Bahrejn dhe Kazakistan.

Read Full Article

Televizioni maqedonas ka shqelmuar të kaluarën këtë fundjavë duke sjellë logo dhe skemë të re programore që e vendos përkrah kanaleve moderne evropiane.

Të dielën në ora 19:30 edicioni i lajmeve ka zbuluar identitetin e ri së bashku me logon dhe studion e re moderne. Dyshja legjendare e lajmeve, Branka Stankovska dhe Blagoja Krstevski janë shfaqur pas 25 viteve duke paralajmëruar një rilindje të televizionit maqedonas.

Sipas mediave lokale, identiteti i ri ka marrë nota pozitive nga shikuesit. Por, nuk është vetëm studioja e re dhe lajmet që kanë pësuar ndryshime.

Skema e re programore që nis sot me 24 shtator do të sjell titujt më të njohur amerikan në ekranin e MRT1.

Ndër të parat është seriali The Big Bang Theory që do të transmetohet çdo mbrëmje në ora 19. Në ora 21 këtë të hënë shfaqet seriali Gossip Girl e cila do të transmetohet të hënave dhe të martave në ora 21:30. Seriali CSI do të transmetohet të hënave në ora 22.

Të artën dhe të premten shfaqen sezonet e reja të Fringe në ora 22:10, derisa në ora 21:30 të premten dhe të dielën shfaqet The Mentalist. Pas The Mentalist të dielën në ora 22:10 transmetohet CSI: Miami.

Risi do të ketë edhe për më të rinjtë me serialin ‘The Penguins of Madagascar’ dhe ‘Dora The Explorer’ që do të shfaqen çdo mëngjes në ora 10 të sinkronizuar në gjuhën maqedonase. /Telekomanda/

Read Full Article

Shpërblimet e 64ta Emmy mbahen të dielën në ora 20 sipas kohës lokale, ora 2 pas mesnate sipas kohës tonë. Si zakonisht Emmyt shpërblejnë më të mirët në televizionet amerikane gjatë vitit të kaluar dhe zakonisht organizohen vetëm një ditë para fillimit të sezonit të ri.

Kjo ceremoni shpërblen më të mirët në televizion nga data 1 qershor 2011 deri më 31 maj 2012. Ceremonia organizohet në Nokia Theatre në Los Anxhelos derisa moderator është Jimmy Kimmel.

Më poshtë do të gjeni një analizë të shkurtër për kategoritë kryesore derisa nominimet e plota mund ti gjeni këtu.

Komedia më e mirë:

Big Bang Theory (CBS)

Curb Your Enthusiasm (HBO)

Girls (HBO)

Modern Family (ABC)

30 Rock (NBC)

Veep (HBO)

Modern Family ka fituar dy vitet e fundit dhe është favorit edhe këtë vit. Sigurisht është njëra ndër komeditë më të mira, por mendoj që këtë vit është koha që The Big Bang Theory të kap më në fund shpërblimin pasi pos shikueshmërisë këtë vit ka shënuar rritje edhe në cilësi në krahasim me Modern Family. Komeditë e HBO-së janë komedi por nuk janë qesharake, ngjashëm si 30 Rock që dominonte para ardhjes së Modern Family. Favoritët e mi janë The Big Bang Theory dhe Modern Family, por mendoj që kjo e dyta ka gjasa më të mëdha për të fituar.

 

Drama më e mirë:

Boardwalk Empire (HBO)

Breaking Bad (AMC)

Downton Abbey (PBS)

Game of Thrones (HBO)

Homeland (Showtime)

Mad Men (AMC)

Krejt vëmendja tek kjo kategori është e drejtuar kah dy dramat e AMC. Sigurisht njëra nga ato do të merr primatin. Breaking Bad po kalon çastet më të mira të serisë me sezonin e fundit, por, fansat e Mad Men, përfshirë edhe mua e dinë që sezoni i fundit ishte diçka e jashtëzakonshme. E meriton titullin e pestë radhazi në po aq sezone, por edhe Breaking Bad ka gjasa të mira. Nuk guxoj të përjashtoj as Homeland dhe Downton Abbey, dy drama të shkëlqyeshme. Në përgjithësi këtë vit të gjitha dramat e meritojnë titullin përfshirë edhe Game of Thrones e Boardwalk Empire, por nuk mendoj që asnjë e meriton më shumë se Mad Men, të cilës mendoj që i ka ardhur fundin në primatin e kësaj kategorie.

Miniseria/TV Filmi më e mirë:

American Horror Story (FX)

Game Change (HBO)

Hatfields & McCoys (History Channel)

Hemingway & Gellhorn (HBO)

Luther (BBC America)

Sherlock: A Scandal in Belgravia (Masterpiece) (PBS)

Tek kategoria e miniserive ka një që ka bërë zhurmë. Është Hatfields & McCoys që ka thyer disa rekorde shikueshmëri në kohën e shfaqjes së saj në History Channel. Prodhimet e BBC-së, Luther dhe Sherlock janë prodhime të mira, por nuk besoj që mund të marrin një Emmy para Game Change apo edhe American Horror Story. Do të veçoja si favorite Hatfields & McCoys.

Shou më i mirë:

The Colbert Report (Comedy Central)

The Daily Show With Jon Stewart (Comedy Central)

Jimmy Kimmel Live (ABC)

Late Night With Jimmy Fallon (NBC)

Real Time With Bill Maher (HBO)

Saturday Night Live (NBC)

Edhe një herë kategoria për shoun më të mirë më dëshpëron. Craig Ferguson nuk është i nominuar përsëri, ndër favoritët e mi absolut. Por, shou që ndjek me kënaqësi vazhdimisht janë edhe shout e Comedy Central me Jon Stewart dhe Stephen Colbert. Nuk dyshoj që Stewart do të fitoj edhe këtë vit siç ka bërë viteve të fundit.

Animacioni më i mirë:

The Simpsons (Fox)

American Dad (Fox)

Futurama (Comedy Central)

The Penguins of Madagascar (Nickelodeon)

Bob’s Burgers (Fox)

S’dyshoj që The Simpsons janë një ndër gjërat më të mira të shfaqura në televizion ndonjë herë. Por, shumë veta nuk pajtohen me këtë mendim prandaj ka edhe prej atyre që shohin diçka qesharake, edhe pse ka shumëçka të pështirë tek Bob’s Burgers. American Dad është prodhim i mirë, ngjashëm edhe Penguinët e Madagaskarit që nuk i afrohen atyre në filmat origjinal, por janë mjaftë qesharak. Do të dëshiroja të fitonte The Simpsons.

Aktori më i mirë në komedi

Alec Baldwin, 30 Rock

Don Cheadle, House of Lies

Louis C.K., Louie

Jon Cryer, Two and a Half Men

Larry David, Curb Your Enthusiasm

Jim Parsons, Big Bang Theory

A duhet të përsërisë ‘dashurinë’ time ndaj The Big Bang Theory dhe karakterit të Shelldonit përsëri. Mendoj që meriton ‘treshen’ pas largimit të Alec Baldwin për të cilin nuk besoj që është afër të fitoj këtë vit. Në mos Parson atëherë Louis C.K. ka një bazë të madhe fansash dhe e shoh si favorit. Jon Cryer ka shkëlqyer me largimin e Charlie Sheen tek ‘Dy burra e gjysmë’ dhe do të më vinte edhe po të fitonte. Cheadle ka pasur sezonin debutues tek komedia jo fortë qesharake e Showtime. Ngjashëm edhe Larry David nuk më ka pëlqyer kurrë. Janë komedi, por nuk janë qesharake. Mendoj dhe dëshiroj të fitoj Jim Parsons, por s’do të befasohesha edhe pse do të dëshpërohesha më pak se për të tjerët po të fitonte Louis C.K. apo Jon Cryer.

Aktorja më e mirë në komedi

Zooey Deschanel, New Girl

Lena Dunham, Girls

Edie Falco, Nurse Jackie

Tina Fey, 30 Rock

Melissa McCarthy, Mike & Molly

Amy Poehler, Parks and Recreation

Melissa McCarthy triumfoi vitin e kaluar, sigurisht pak ndoshta edhe me ndihmën e filmit Bridesmaids. Padyshim është njëra ndër aktoret më të mira në njërën nga komeditë e preferuara të mija, Mike&Molly. Punë të mirë këtë vit ka bërë edhe Zooey Deschanel, por nuk mendoj që mund të bind jurinë para Amy Poehler, Tina Fey, e Edie Falco e cila nuk mendoj që ka një rol shumë ‘qesharak’ në të ashtuquajturën komedi ‘Nurse Jackie. Ngjashëm është nominuar edhe Lena Dunham e cila bën pothuajse gjithçka tek Girls duke nisur nga regjia, skenari e deri tek aktrimi. Do të preferoja të fitonte McCarthy ose Deschanel, por mendoj që Poehler është favorite këtë vit, ndoshta edhe Dunham.

Aktori më i mirë në dramë

Hugh Bonneville, Downton Abbey

Steve Buscemi, Boardwalk Empire

Bryan Cranston, Breaking Bad

Michael C. Hall, Dexter

John Hamm, Mad Men

Damian Lewis, Homeland

Ngjashëm si tek dramat, edhe kategoria e aktorit më të mirë në dramë është tepër e paqartë. Bryan Cranston është rikthyer me Breaking Bad dhe veçohet si favoriti kryesor. Unë do të preferoja ndoshta më shumë Jon Hamm që ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm tek Mad Men. Më pas do të vendosja Steve Buscemi dhe Damian Lewis që ka pasur një sezon të parë fantastik tek Homeland. Edhe Hall e Bonneville kanë pasur sezona të shkëlqyeshme vitin e kaluar, por nuk mendoj që janë favoritë për Emmy. Tekefundit mendoj që ‘kulti’ të cilit i përkasin votuesit do të sjell edhe fituesin.

Aktorja më e mirë në dramë

Kathy Bates, Harry’s Law

Glenn Close, Damages

Claire Danes, Homeland

Michelle Dockery, Downton Abbey

Julianna Margulies, The Good Wife

Elisabeth Moss, Mad Men

Favoritja ime dhe favoritja e pakontestueshme është Claire Danes nga Homeland. Ju që keni parë Homeland e dini që nuk ka pasur diçka më të mirë se ajo nëpër seriale drama vitin e kaluar. Ndjej keqardhje që është anuluar pas dy sezoneve Harry’s Law me Kathy Bates pasi mendoj që ajo ka bërë një punë të shkëlqyeshme aty, por nuk besoj që asnjëra nga konkurrentet mund të kaloj Danes këtë vit. Elisabeth Moss në Mad Men ka qenë më pak e vërejtur këtë vit dhe nominimi i saj më ka befasuar paksa, por kjo kategori duket të jetë më e qeta viteve të fundit. Close ka fituar më parë dhe është mundësia e fundit të fitoj me Damages, e nuk bën të përjashtohet as Margulies.

Aktori më i mirë dytësorë në komedi

Ty Burrell, Modern Family

Jesse Tyler Ferguson, Modern Family

Max Greenfield, New Girl

Bill Hader, Saturday Night Live

Ed O’Neill, Modern Family

Eric Stonestreet, Modern Family

Bill Hader ka një segment të mrekullueshëm në SNL, i cili i bën të qeshë edhe vet aktorët e lëre më shikuesit. Max Greenfeld ka luajtur njërin ndër rolet më të mira në New Girl në sezonin e parë. Ka qenë tepër i mirë. Megjithatë klani i Modern Family dominon këtë kategori. Burrell dhe Stonestreet tashmë kanë fituar një Emmy dhe këtë vit mendoj që është koha e Ed O’Neill. Ferguson bën punë të mirë, por do ta renditja vetëm pas treshes tjetër të Modern Family dhe aspak para Greenfield dhe Hader. Favoriti im është Ed O’Neill për të cilin mendoj që është më së afërmi Emmyt.

Aktorja më e mirë dytësore në komedi

Mayim Bialik, Big Bang Theory

Julie Bowen, Modern Family

Kathryn Joosten, Desperate Housewives

Sofia Vergara, Modern Family

Merritt Wever, Nurse Jackie

Kristen Wiig, Saturday Night Live

Edhe tek kjo kategori mendoj që Emmy do të shkoj tek Modern Family, më saktë tek Sofia Vergara e cila pritet të ketë një rol edhe më të madh në sezonin e ardhshëm dhe për faktin që Julie Bowen tashmë ka fituar Emmy vitin e kaluar. Kristen Wiig ka dështuar vitin e kaluar, edhe pse ka pasur filmin Bridesmaids për ta ‘ndihmuar’, dhe për atë nuk mendoj që as këtë vit mund të fitoj. Mayim Bialik ka pasur rol më të madh tek Big Bang Theory, por ngjashëm si aktoret tjera nuk mendoj që është në rrethin e ngushtë të favoriteve edhe pse duket të jetë kategoria më e paqartë dhe e qetë.

Aktori më i mirë dytësorë në dramë

Peter Dinklage, Game of Thrones

Jared Harris, Mad Men

Jim Carter, Downton Abbey

Brendan Coyle, Downton Abbey

Giancarlo Esposito, Breaking Bad

Aaron Paul, Breaking Bad

Dinklage mund ta mbroj titullin edhe këtë vit, por dyshja e Breaking Bad nuk është lehtë të mbetet pa Emmy. Paul ka fituar para dy viteve, derisa Esposito ka mundësinë e parë për titull. Edhe pse mendoj që Breaking Bad mund të jetë favorit vitin e ardhshëm në sezonin e fundit, nuk bën të përjashtohen as këtë vit. Jared Harris ka mundësinë e fundit të fitoj për Mad Men ku përfundoi pothuajse më shumë se dy sezone të shkëlqyeshme.

Aktorja më e mirë dytësore në dramë

Christine Baranski, The Good Wife

Joanne Froggat, Downton Abbey

Anna Gunn, Breaking Bad

Christina Hendricks, Mad Men

Archie Panjabi, The Good Wife

Maggie Smith, Downton Abbey

Do të doja dhe mendoj që Maggie Smith është njëra ndër favoritet për të fituar Emmy këtë vit. Por, si dy favorite të ngushta do të cilësoja Anna Gunn nga Breaking Bad dhe Christina Hendricks nga Mad Men, të dyja me sezone shumë të mira në serialet e tyre. Edhe dyshja e The Good Wife gjithnjë futet në mesin e më të mirave, Panjabi ka fituar para dy viteve derisa Baranski akoma nuk ka Emmy për këtë serial.

Luan Morina

Kritik për TV&Film

 

Read Full Article