Tag: Seriale

Është shfaqur premierë traileri i për serilain e radhës të Netflix të bazuar në botën e super-heronjve të Marvel.

Miliarderi Danny Rand (Finn Jones) kthehet në Nju Jork pas mungesës prej katër viteve. Ai menjëherë provon të lidhet me të kaluarën e familjes së tij. Që në fillim nis luftën ndaj krimit dhe korrupsionit duke përdorur mjeshtërinë e kung-fu, dhe aftësinë për të përdorur fuqinë e Grushtit të Hekurt.

Seriali shfaqet premierë me datë 17 mars.

 

Read Full Article

la la land

Filmi La La Land ka thyer rekordet e Globeve të Arta duke marr me vete shtatë tituj nga ceremonia e mbrëmshme.

La La Land fitoi kategorinë për filmin më të mirë muzikal ose komedi, për të shtuar edhe titujt e regjisë e skenarit të cilat Globe shkuan për Damien Chazelle; aktorin dhe aktoren më të mirë në komedi me Ryan Gosling e Emma Stone; dhe muzikën dhe këngën më të mirë.

Për aktrimin më të mirë në dramë u shpërblyen Casey Affleck dhe Isabelle Huppert, derisa filmi më i mirë i këtij zhanri doli Moonlight.

Viola Davis dhe Aaron Taylor-Johnson u shpërblyen për rolet dytësore.

Befasi edhe në kategorinë e televizionit

Komedia Atlanta dhe drama The Crown morën çmimet kryesore të natës në kategoritë e serialeve, si më të mirat. Donald Glover dhe Billy Bob Thornton qenë aktorët më të mirë në komedi dhe dramë për Atlanta dhe Goliath, derisa tek femrat titulli shkoi për Claire Foy për The Crown, dhe Tracee Ellis Ross nga komedia Black-ish.

Read Full Article

the flash arrow

Kanali CW pa pritur shumë ka rinovuar serialet kryesore edhe për një sezon shtesë.

Këtë vjeshtë, për sezonin televiziv 2017-2018 do të kthehen dy super-heronjtë kryesor të këtij kanali, Arrow dhe The Flash.

Derisa i pari kthehet për sezonin e gjashtë, The Flash do të kthehet për sezonin e katërt. Për të njëjtin sezon kthehet edhe Jane the Virgin, derisa Supergirl, DC’s Legends of Tomorrow, dhe Crazy Ex-Girlfriend do të kthehen për sezonin e tretë.

Pa fund duket të jetë seriali Supernatural i cili do të kthehet për sezonin e 13të në vjeshtë. Serialet The iZombie, The Originals, dhe Riverdale ende nuk kanë pasur premierën këtë sezon. The Vampire Diaries dhe Reign janë në sezonet finalet. (vampirët finalen e kanë më datë 10 mars)

Serialet debutuese në CW, Frequency dhe No Tomorrow s’kanë marr porosi shtesë pas 13 episodeve prandaj pritet edhe anulimi i tyre.

Read Full Article

Sezoni i dytë i Aquarius do të kthehet me datë 16 qershor 2016.

Premiera e këtij sezoni do të jetë pa reklama, derisa do ti kthehet normalitetit javën vijues.

David Duchovny kthehet në rolin e një polici në Los Angeles në ndjekje të vrasësit serik Charles Manson.

Seriali do të shfaqet të enjteve në ora 10.

Read Full Article

ballersSeriali Ballers do të kthehet për sezonin e dytë me datë 17 korrik. Dhjetë episodet e radhës do të ndjekin ish-yllin e NFL Spencer Strasmore (Dwayne Johnson), i cili provon të rigjej veten si menaxher financiar.

Menjëherë pas episodit të Ballers do të shfaqet premiera e serisë Vice Principals, komedi e errët nga kreatorët e Eastbound & Down, Danny McBride e Joddy Hill. Ngjarja zhvillohet në një shkollë ku dy zëvendës-drejtorë luftojnë për postin e drejtorit (pak a shumë si në Kosovë).

Read Full Article

kafeneja jone

Seriali Kafeneja Jonë do të rikthehet këtë vjeshtë në televizionet tona. Këtë për Showbizionline.net e ka konfirmuar Teuta Krasniqi.

Ajo ka dhënë edhe detajet e para në lidhje me këtë projekt. Skenarët janë përgatitur dhe xhirimet e para do të duhej të niseshin në muajin maj. Në vjeshtë do të duhej të ishin gati episodet e para, sipas Teuta Krasniqit. Por nuk është e sigurt se kush do të kthehet, sidomos kur dihet që Adem Mikullovci, Irena Cahani, e Naser Rafuna janë të angazhuar tek ‘Çka ka shpija?’.

Gjithashtu nuk dihet se në cilin kanal do të mund të kthehej seriali, edhe pse ka shanse shumë të mira që Tribuna Channel të jetë zot shtëpie i ri i Kafeneja Jonë.

Per me shume informata – http://www.showbizionline.net/2016/04/05/a-do-te-jene-pjese-e-kafeneja-jone-keta-aktore/

Read Full Article

you're the worstChris Geere dhe Aya Cash kthehen me rrëfimet e tyre bizare të sezonit të dytë në kanalin Fox.

Seriali You’re the Worst i FX, do të shfaqet çdo ditë pune pesë minuta para mesnate në kanalin Fox duke nisur nga data 23 mars.

Tregimit vazhdojnë ti bashkangjiten edhe karakteret e Egdarit dhe Lindsay.

Read Full Article

KC-undercoverKC Cooper është një gjimanziste dhe një gjeni matematike e cila zbulon që prindërit e saj janë spiun. Pas kësaj, atyre nuk u mbetet gjë tjetër pos të angazhojnë edhe të bijën në misionet e tyre. Fal ndihmës nga Erni dhe Xhudi, Kuper arrit të balancoj jetën e saj të përditshme me detyrat prej spiune.

‘K.C. Undercover’ shfaqet çdo ditë pune nga data 12 tetor, në ora 16:25 në kanalin Disney XD.

Nëse dëshironi ti shihni programet e Disney XD në kabllorin tuaj, njoftojeni që përfaqësues për Kosovë është kompania Telekomanda (+37745628180)

Read Full Article

network-logosJanë 28 seriale të reja që nisin transmetimin këtë sezon në kanalet kombëtare amerikane. Nëse shtojmë edhe serialet që debutojnë në kabllor ky numër arrin në 40.

Por, jo të gjitha janë seriale premtuese dhe që mund të mbijetojnë gjatë në televizionet amerikane. Shikueshmëria, orari i transmetimit, kritikat, e shumë faktorë tjerë ndikojnë në jetëgjatësinë e tyre. Në vazhdim mund të gjeni pesë dramat që më së shumti pritet të bëjnë bujë dhe të dominojnë shikueshmërinë e kritikat gjatë sezonit të ri televiziv

Gotham (Fox) – 22 shtator

Karakteri i preferuar nga bota e DC Comics për mua gjithnjë ka qenë Batman. Ky serial nuk sjell vet historinë e Bruce Wayne, por përqendrohet në vendlindjen e tij, Gothamin, në periudhën e para-Batman.

Sigurisht që nuk do të jetë po aq i suksesshëm sa seritë e filmave të Tim Burton e Christopher Nolan, por tematika e serialit do të jetë një shtesë për të gjithë të fansat e botës së Gotham. Do të kemi të gjithë kriminelët, Pinguinin, Xhokerin, Harvey Kent, Hugo Strange, e shumë tjerë. Dhe kundër këtyre detektivin James Gordon pa ndihmën e Bruce Wayne.

Ben McKenzie (mund ta njihni nga drama policore tepër e mirë Southland) vjen në rolin kryesor. Orari i transmetimit është paksa i vështirë kundrejt The Big Bang Theory, The Voice, e Dancing with the Stars, por qyshdoqoftë, ‘Gotham’ është sukses i garantuar.

 

How to Get Away with Murder (ABC) – 25 shtator

Shonda Rhimes sjell edhe një serial të prirë për të qenë i suksesshëm. Dhe kur kemi dikë si Viola Davis në rolin kryesor, atëherë shihet sa perfektë mund të jetë treshja e të enjteve të Shondas në ABC me heroinat Ellen Pompeo, Kerry Washington, e Viola Davis. Do të jetë një kombinim i mirë për të gjithë ata që përcjellin ‘Grey’s Anatomy’ dhe ‘Scandal’.

Tematika e serialit bazohet në një profesoreshë universiteti e cila me studentët e tyre ndërlidhet në një krim të planifikuar, me planin për të ikur pa u zënë. Pra, tematika premton mister që me përzierjen e dramës legale mund të jetë një alternativë e preferuar të enjteve në ora 10 kur përballet me ‘Elementary’ (inferior ndaj super-serisë së BBC-së, ‘Sherlock’) dhe ‘Parenthood’ që definitivisht hyn në sezonin e fundit.

Forever (ABC) – 23 shtator

Dr. Henry Morgan është një ekspert autopsie në Nju Jork. Ai ka një aftësi të mbinatyrshme – është i pavdekshëm. Sa herë që ndeshet me vdekjen, ai ringjallet në vende të çuditshme. Sekreti i tij është i ndarë me një rreth shumë të ngushtë njerëzish, por kjo është afër përshkallëzimit.

Është tematikë interesante dhe pilot episodi ka qenë mirë i realizuar. Ndihmë të madhe tematikës mund ti ofroj aftësia e karakterit kryesor të udhëtoj nëpër periudha të ndryshme historike, gjë që mësuam nga episodi i parë. Por, shkon në program në orarin që nuk ka mbijetuar asnjë serial viteve të fundit, të martave në ora 10 në ABC. Ka përballë dramën shumë të preferuar për mua ‘Person of Interest’, dhe ‘Chicago Fire’. Gjasat e vogla për të mbijetuar një kohë të gjatë. Ioan Gruffudd (Mr. Fantastic nga ‘Fantastic Four’) vjen në rolin kryesor.

The Flash (CW) – (7 tetor)

Një nga karakteret më të përfolura të DC Comics vjen në CW. Dhe tani aty ka mikun nga universi i tij, karakterin e Arrow. Botët e këtyre dy karaktereve ndërlidhen qysh në pilot episod, dhe është një çast vërtetë emocional për fansat e këtij universi.

Meqë të dy karakteret janë në të njëjtin kanal, nuk përjashtohen ndërlidhje të kohëpaskohshme që do të ishte një bonus për të gjithë.

Bota e The Flash duket më pak e errët se sa Arrow, ka një nuancë më të ngjyrosur dhe më të lumtur. Nuk ka mistere dhe dihet kush është miku e kush armiku.

Pa marrë parasysh orarin e transmetimit (të martave në 8 kundrejt NCIS dhe The Voice) ky serial është i garantuar për sukses, nëse trashëgon sado pak nga ‘Arrow.

State of Affairs (NBC) – 17 nëntor

Katherine Heigl rikthehet në televizion. Ajo do të jetë në rolin kryesor në dramën ‘State of Affairs’, si analstie e CIA-s e cila është e ngarkuar me përmbledhjen e informatave të sigurisë për presidentin. Ky triler politik, me ngjyrime spiunazhi ka një sukses të garantuar pasi që transmetohet në pushimin e ‘The Blacklist’ dhe pas ‘The Voice’.

Seriali ngjan të jetë sikur një lloj Olivia Pope, por kësaj radhe në role më të ndryshme. Besoj që do të jetë shumë më mirë se filmat që ka realizuar Heigl pas largimit nga ‘Grey’s’, si ‘Killers’, ‘One for the Money’, etj.

Alternativat…

Ia vlen të përmendim edhe ‘Constantine’ që për shijen time është shumë i errët, por s’dyshoj që do të ketë shikueshmëri të madhe tek ata që ju pëlqejnë tema si demonët, ekzorcizmi e të ngjashme.

Gjithashtu alternativë e mirë është ‘Agent Carter’. Edhe një karakter i Marvel vjen në televizion, dhe kësaj radhe në vend të ‘Marvel’s Agents of S.H.I.E.L.D.’ që ka vuajtur në joshjen e shikueshmërisë të favorshme gjatë sezoni të kaluar. Pos Hayle Atwell në rolin e Peggy Carter, ka edhe emra të njohur për neve si Chad Michael Murray (One Tree Hill), e Enver Gjokaj (Dollhouse). Ky serial nis në janar.

Luan Morina
Kritik për TV&Film

Read Full Article

sofia vergaraRevista ‘Forbes’ ka publikuar listën e aktoreve më të paguara në televizion.
Sofia Vergara nga ‘Modern Family’ kryeson listën për të tretin vit radhazi pasi ka inkasuar 37 milionë dollarë ndërmjet qershorit të vitit 2013 dhe qershorit të vitit 2014.
Ajo përfiton 325 mijë dollarë nga një episod i serialit, ndërkohë shumica e hyrave të saja vijnë nga marketingu që ka për Diet Pepsi, CoverGirl, Head & Shoulders, e AT&T.
Mariska Hargitay nga ‘Law & Order: SVU’ renditet e dyta, para Kaley Cuoco-Sweeting e ‘The Big Bang Theory’. /Telekomanda/
1. Sofia Vergara – $37 milionë
2. Mariska Hargitay – $13 milionë
3. Kaley Cuoco-Sweeting – $11 milionë
4. Julianna Margulies, Ellen Pompeo, Cobie Smulders – $10 milionë
7. Alyson Hannigan – $9.5 milionë
8. Amy Poehler – $7 milionë
9. Mindy Kaling – $6.5 milionë
10. Kerry Washington, Zooey Deschanel, Courteney Cox – $6 milionë
13. Claire Danes – $5 milionë
14. Lena Dunham – $3.5 milionë

 

Read Full Article