Tag: lajme

Përdoruesit e Facebook në Spanjë, tash e tutje do të mund të ndjekin nga një ndeshje për javë direkt në rrjetin shoqëror Facebook.

Që nga e premtja e kaluar, ndeshjet e të premtave të cilat transmetohen në kanalin e lirë tokësor Gol Television, do të jenë gratis edhe për përdoruesit e rrjeteve shoqërore.

Ndeshja e parë, ndërmjet Betisit dhe Granadasë e transmetuar në llogarinë zyrtare të La Ligas në Facebook kishte joshur mbi 400 mijë vizitorë unik.

Read Full Article

Pas tri viteve pauzë, Fehmi Ferati i kthehet televizionit. Kësaj radhe në KTV.

‘Fehi po thotë’ është titulli i emisionit të ri të Fehmi Feratit në KTV. Emisioni tenton të jetë njëlloj stand-up komedi që do të inkuadroj shikuesit të ndryshëm të cilët do të japin rrëfimet e tyre në mënyrë komike.

Emisioni do të shfaqet çdo të premte në ora 20:45 në KTV, nisur nga sonte, 10 shkurt 2017.

Për më shumë lexoni në Koha.net

Read Full Article

Është shfaqur premierë traileri i për serilain e radhës të Netflix të bazuar në botën e super-heronjve të Marvel.

Miliarderi Danny Rand (Finn Jones) kthehet në Nju Jork pas mungesës prej katër viteve. Ai menjëherë provon të lidhet me të kaluarën e familjes së tij. Që në fillim nis luftën ndaj krimit dhe korrupsionit duke përdorur mjeshtërinë e kung-fu, dhe aftësinë për të përdorur fuqinë e Grushtit të Hekurt.

Seriali shfaqet premierë me datë 17 mars.

 

Read Full Article

SVOD shërbimi Netflix ka nisur lokalizimin në Ballkan.

Gjuha e parë që do të jetë në dispozicion për abonentët e kësaj platforme është kroatishtja. Tashmë përdoruesit e Netflix në Kroaci mund të ndjekin filmin ‘Mean Streets’ dhe serialin komedi ‘Fuller House’ me titra në kroatisht.

Netflix është në dispozicion edhe për abonentët në Kosovë dhe Shqipëri, por akoma pa titra në shqip.

Read Full Article

la la land

Filmi La La Land ka thyer rekordet e Globeve të Arta duke marr me vete shtatë tituj nga ceremonia e mbrëmshme.

La La Land fitoi kategorinë për filmin më të mirë muzikal ose komedi, për të shtuar edhe titujt e regjisë e skenarit të cilat Globe shkuan për Damien Chazelle; aktorin dhe aktoren më të mirë në komedi me Ryan Gosling e Emma Stone; dhe muzikën dhe këngën më të mirë.

Për aktrimin më të mirë në dramë u shpërblyen Casey Affleck dhe Isabelle Huppert, derisa filmi më i mirë i këtij zhanri doli Moonlight.

Viola Davis dhe Aaron Taylor-Johnson u shpërblyen për rolet dytësore.

Befasi edhe në kategorinë e televizionit

Komedia Atlanta dhe drama The Crown morën çmimet kryesore të natës në kategoritë e serialeve, si më të mirat. Donald Glover dhe Billy Bob Thornton qenë aktorët më të mirë në komedi dhe dramë për Atlanta dhe Goliath, derisa tek femrat titulli shkoi për Claire Foy për The Crown, dhe Tracee Ellis Ross nga komedia Black-ish.

Read Full Article

the flash arrow

Kanali CW pa pritur shumë ka rinovuar serialet kryesore edhe për një sezon shtesë.

Këtë vjeshtë, për sezonin televiziv 2017-2018 do të kthehen dy super-heronjtë kryesor të këtij kanali, Arrow dhe The Flash.

Derisa i pari kthehet për sezonin e gjashtë, The Flash do të kthehet për sezonin e katërt. Për të njëjtin sezon kthehet edhe Jane the Virgin, derisa Supergirl, DC’s Legends of Tomorrow, dhe Crazy Ex-Girlfriend do të kthehen për sezonin e tretë.

Pa fund duket të jetë seriali Supernatural i cili do të kthehet për sezonin e 13të në vjeshtë. Serialet The iZombie, The Originals, dhe Riverdale ende nuk kanë pasur premierën këtë sezon. The Vampire Diaries dhe Reign janë në sezonet finalet. (vampirët finalen e kanë më datë 10 mars)

Serialet debutuese në CW, Frequency dhe No Tomorrow s’kanë marr porosi shtesë pas 13 episodeve prandaj pritet edhe anulimi i tyre.

Read Full Article

fluturim-ne-fund-te-botes

Arthur Williams do të fluturoj në disa nga vendet më të largëta dhe më spektakulare të planetit tonë. Në këto vende, e vetmja mënyrë e arritjes është me anë të aeroplanit.

Episodi i parë e dërgon Arthurin në viset më të larta të Nepalit. Në episodin e radhës ai udhëton në Australi dhe Papua ku takon nja dy veta që udhëheqin një fermë të madhësisë së Uellsit; për të vazhduar në xhunglat e Indonezisë. Dhe episodi i fundit e dërgon Arthurin në egërsinë e pazbutur të Kanadasë.

‘Fluturimi në fund të botës’ shfaqet çdo të hënë në ora 22:00 në BBC Earth.

Për të pasur Food Network në ofertën e kabllorit apo IPTV operatorit tuaj, kontaktoni në kanalet@telekomanda.com

Read Full Article

o sa mire

Mbrëmë në kanalin Kohavision ka vazhduar sezoni i gjashtë i serialit ‘O Sa mirë.’ Episodi i radhës vazhdon me kontestimin e pronës së fakultetit dhe rekrutimin e studentëve e stafit. Edhe në këtë episod prezent janë Stupcat.

Episodin e plotë mund ta shihni në kanalin zyrtar në YouTube – https://www.youtube.com/watch?v=k7jJmJZTK8o

Read Full Article

mbikeqyrja e restoranteve

Nuk është lehtë të udhëheqësh një restorant, dhe njëkohësisht të shërbesh ushqimet më të mira, edhe pse ky është vetëm fillimi. Duhet të keni syrin mbi gjithçka. Nëse nuk ia dilni, jeni të mbaruar akoma pa nisur.

Willy Degel ka zgjidhje për këtë. Ai do të shpërndaj përvojën e tij me restorante dhe pronarë të ndryshëm. Tek Restoranti ‘Willy Parker,’ ai ka vërejtur se problemi qëndron tek mosmarrëveshjet e pronarëve që njëkohësisht janë edhe vëllezër. Tashti që ka identifikuar problemin, Willie është në mision për të kthyer në këmbë këtë restorant. A do t’ia dal?

Do ta mësojmë të hënave në ora 19:00, gjatë nëntorit në Food Network.

Për të pasur Food Network në ofertën e kabllorit apo IPTV operatorit tuaj, kontaktoni në kanalet@telekomanda.com

Read Full Article

viola_davis_and_jon_hamm_split_-_h_2015Jon Hamm më në fund është shpërblyer për rolin e Don Draper. Ai fitoi në kategorinë e aktorit më të mirë në dramë, derisa tek femrat kjo i takoi Viola Davis. Peter Dinklage e Uzo Aduba u shpërblyen për rolet dytësore në dramë, derisa në komedi kjo u takoi Tony Hale e Allison Janney.

Edhe Julie Louie-Dreyfuss ‘mbrojti’ titullin në kategorinë e aktores më të mirë në komedi, derisa tek meshkujt Jeffrey Tambor ishte më i miri.

‘The Daily Show’ ishte talk-show më i mirë, ‘Inside Amy Schumer’ sketch-show më i mirë. ‘Olive Kitteridge’ dominoi në miniseri/film për TV.

‘Game of Thrones’ ishte drama më e mirë, derisa ‘Veep’ komedia më e mirë.

Read Full Article