Është fundjava e fundit e kampionateve kombëtare para ndeshjeve të kombëtareve që do të zhvillohe të premten e ardhshme. Në kampionatet kryesore veçojmë këto ndeshje. Në kampionatin gjerman derbi i javës do të luhet të dielën në ora 5:30, kur takohen Dortmund – Bajern. Në të njëjtën kohë ndeshen Leverkuzen dhe Verder.
Në Spanjë kryendeshja zhvillohet të shtunën në ora 10, në mes të Valensias dhe Bilbaos që do të transmetohet edhe në KTV. KTV do të transmetoj edhe dy ndeshje tjera të La Ligës, të dielën në ora 7, Barselona – Majorka, dhe në ora 9, Real Madrid – Deportivo. Ndeshja më interesante zhvillohe në ora 5, ku ndeshen Sevija dhe Atletiko Madrid.
Në Angli të shtunën në ora 4, zhvillohen dy ndeshje interesante, Totenhem – Aston Villa, dhe Sanderlend – Mançester Junajted. Të dielën në ora 2:30, ndeshen Mançester Siti dhe Njukastëll, ndërsa në ora 5, kryendeshja e javës zhvillohe në mes të Çelzit dhe Arsenalit.
Në Itali të shtunën në mbrëmje, 8:45, Parma e pret Milanin. Napoli – Roma dhe Fiorentina – Palermo janë ndeshjet më interesante të dielës në ora 3. Kryendeshja Inter – Juventus zhvillohet të dielën në ora 8:45.
Listën e ndeshjeve që transmetohen në kanalet shqiptare do ta gjeni më poshtë në tekst.
Në ndërkohë nga sportet tjera veçojmë kampionatin botëror në volejboll për meshkuj në Itali që transmetohet në kanalet Rai Sport në satelit, dhe në kanalet tjera kombëtare të ekipeve pjesëmarrëse. Të shtunën zhvillohen gjashtë ndeshje ndërsa më interesantet janë Egjipti – Spanja (ora 5, JSC+6) dhe Brazili – Bullgaria (ora 9, JSC+6).
Në EuroSport mund të ndiqni garat botërore të ngjashme me kampionatin botëror në hipizëm, sport me kuaj. Të shtunën duke filluar nga ora 5 deri në ora 9:45, shfaqet drejtpërdrejtë nga Kentaki, gara në kros kauntri. Të dielën, transmetimi fillon më vonë, në ora 7 deri në ora 10:15 pasdite, ndërsa në program është gara e kërcimeve.
Të dielën në EuroSport mund të ndiqni garat në Superbajk dhe Supersport, nga ora 11:45 paradite.
Në EuroSport 2, të shtunën në mesditë, drejtpërdrejt mund të ndiqni ndeshjen e ligës japoneze në futboll, Jamagata – Gamba Osaka. Në mbrëmje në ora 8:15, transmetohet ndeshja nga Liga e Kampionve në hendboll për meshkuj ku ndeshen Pivovarna Lashko nga Sllovenia dhe Rajn Nekar Loven nga Gjermania.
Fansat e sporteve amerikane, veçanërisht Futbollit Amerikan këtë javë do ta kenë një fundjavë të pasur kryesisht falë kanalit ESPN Amerika, që për fat të keq akoma nuk është aktiv në operatorët kabllor kosovar. Të shtunën në program janë ndeshjet e ligës së kolegjeve, ku ESPN Amerika transmeton dy ndeshje, ora 6:00 pasdite, Klemson – Majami, ora 9:30 në mbrëmje, Teksas – Oklahoma, dhe ora 2 në mëngjes, Alabama – Florida. Të dielën ESPN Amerika transmeton ndeshjet e vlefshme për ligën profesioniste, NFL. Ndeshen Pitsburg – Balltimor, ora 7; Filadelfia – Uashington, ora 10, dhe Nju Jork – Çikago, ora 2:20.
Kohavision
E shtunë – 25 shtator 2010
10:00 Valensia – Atletik Bilbao
E diel – 26 shtator 2010
07:00 Barselona – Majorka
09:00 Real Madrid – Deportivo La Korunja
SuperSport
E shtunë – 25 shtator 2010
03:30 SS3 Nyrnberg – Shalke
03:30 SS4 Besa – Vllaznia
04:00 SS5 Kristal Palas – QPR
06:00 SS2 Udineze – Çezena
06:30 SS1 Hamburg – Kaiserslautern
06:30 SS4 Basketboll KB për femra: Çekia – Bjellorusia
07:00 SS3 Nansi – Lion
08:00 SS2 Sosiedad – Espanjol
08:15 SS4 Basketboll KB për femra: SHBA – Spanja
08:45 SS1 Parma – Milan
09:00 SS3 Sent Etjen – Marsej
10:00 SS2 Valensia – Bilbao
E diel – 26 shtator 2010
05:00 SS3 Moto GP: GP e Japonisë
12:30 SS3 Ajaks – Utreht
12:30 SS1 Leçe – Katania
02:30 SS3 Skënderbeu – Tirana
03:00 SS4 Lacio – Bresha
03:00 SS1 Napoli – Roma
03:00 SS2 Fiorentina – Palermo
03:30 SS5 Shtutgart – Frankfurt
04:30 SS3 PSV – VVV Venlo
05:00 SS2 Sevija – Atletiko
05:30 SS4 Basketboll KB për femra: Pozita ¾
05:30 SS1 Dortmund – Bajern
05:30 SS5 Tvente – Groningen
06:30 SS3 PSZH – Nisa
07:00 SS2 Barselona – Majorka
08:00 SS4 Basketboll KB për femra: Finale
08:45 SS1 Inter – Juventus
09:00 SS2 Real Madrid – Deportivo
09:00 SS5 Ren – Tuluz
09:15 SS3 Benfika – Braga
Tring
E shtunë – 25 shtator 2010
01:45 Uigan – Uollvs (Tring Sport)
04:00 Totenhem – Aston Villa (Tring Shqip)
04:00 Sanderlend – Mançester Junajted (Tring Sport)
04:00 Uest Hem – Fulhem (Tring Planet)
04:00 Birmingem – Everton (Tring World)
E diel – 26 shtator 2010
02:30 Mançester Siti – Njukastëll (Tring Sport)
04:00 Liverpul – Bllekpul (Tring Shqip)
05:00 Çelzi – Arsenal (Tring Sport)
Read Full Article