Tag: kanalet

mbikeqyrja e restoranteve

Nuk është lehtë të udhëheqësh një restorant, dhe njëkohësisht të shërbesh ushqimet më të mira, edhe pse ky është vetëm fillimi. Duhet të keni syrin mbi gjithçka. Nëse nuk ia dilni, jeni të mbaruar akoma pa nisur.

Willy Degel ka zgjidhje për këtë. Ai do të shpërndaj përvojën e tij me restorante dhe pronarë të ndryshëm. Tek Restoranti ‘Willy Parker,’ ai ka vërejtur se problemi qëndron tek mosmarrëveshjet e pronarëve që njëkohësisht janë edhe vëllezër. Tashti që ka identifikuar problemin, Willie është në mision për të kthyer në këmbë këtë restorant. A do t’ia dal?

Do ta mësojmë të hënave në ora 19:00, gjatë nëntorit në Food Network.

Për të pasur Food Network në ofertën e kabllorit apo IPTV operatorit tuaj, kontaktoni në kanalet@telekomanda.com

Read Full Article