Tag: Kafeneja Jonë

kafeneja jone

Seriali Kafeneja Jonë do të rikthehet këtë vjeshtë në televizionet tona. Këtë për Showbizionline.net e ka konfirmuar Teuta Krasniqi.

Ajo ka dhënë edhe detajet e para në lidhje me këtë projekt. Skenarët janë përgatitur dhe xhirimet e para do të duhej të niseshin në muajin maj. Në vjeshtë do të duhej të ishin gati episodet e para, sipas Teuta Krasniqit. Por nuk është e sigurt se kush do të kthehet, sidomos kur dihet që Adem Mikullovci, Irena Cahani, e Naser Rafuna janë të angazhuar tek ‘Çka ka shpija?’.

Gjithashtu nuk dihet se në cilin kanal do të mund të kthehej seriali, edhe pse ka shanse shumë të mira që Tribuna Channel të jetë zot shtëpie i ri i Kafeneja Jonë.

Per me shume informata – http://www.showbizionline.net/2016/04/05/a-do-te-jene-pjese-e-kafeneja-jone-keta-aktore/

Read Full Article

Dhe rikthim në ditët e vjetra, Portokalli dominon të dielën në televizorin tim. Kuptohet që nuk ka atë magjinë e viteve të para dhe kjo ndodh vet me moshën e shout mirëpo akoma ka disa nga aktorët bazë të cilët thjesht për nostalgji na rikujtojnë ato momentet më të mira të Portokallisë. E kam thnë edhe më herët me largimin e Agron Llakajt, Portokalli kurrë s’do të jetë e njëjtë dhe nuk ëshët. Sketch Show nuk është një prodhim që po më pëlqen. Më rikujton video-kasetat e ndryshme të viteve të 90ta ku qesh shumë shpesh brenda një skeçi pasi nuk e di kur duhet të qeshësh. Më vjen keq ta them që për momentin ky nuk është një sukses për djemtë e 2XL. Apartamenti ishte dhe do të jetë shumë më i mirë pasi ndoshta jemi familjarizuar me të më shumë se Sketch Show, por problemi këtu është se unë personalisht as nuk do të planifikoja të mësohem me këtë format, pasi thjesht nuk më pëlqen.

Debat interesant ishte edhe në Target mbrëmë, i cili mendoj që duhet të zhvendoset nga e diela dhe të transmetohet të enjteve apo ndonjë ditë tjetër ngjashëm si Drejtësia në Kosovë. Formatet informativo-politiko nuk janë për të dielën, duhet ta dinë këtë krerët e RTK-së që nuk po bëjnë punë të mirë me programim.

E emisioni Thirrja e Artë në RTV21 më dëshpëroi totalisht. Prisja ndonjë game-show, apo diçka më kreative më interesante, por kemi një lloj Telebingo vetëm pa Naimin në rolin kryesor. Realizimi nuk ishte në nivel, sidomos tek fshehja e numrave të cilët në fund u bënë publik për të gjithë që mendoj se është një mosrespektim i privatësisë së garuesve. Njëri nga moderatorët sillej vrazhdë duke bërë shaka me arsimimin e një njeriu në televizion kombëtar. Thjesht mendoj që ky emision është një mënyrë e shkëlqyeshme për të rrjepur shikuesit tanë, dhe 40% të popullsisë së varfër. Nuk jam një njeri që më fascinojnë këto lloje kinse “lojëra fati”.

E pasi përmenda Naim Abazin, dua të përqëndrohoem pak tek Odeoni. Sa veta nga ju shikoni këtë emision?! Kurrë nuk kam menduar që është një emision që do të sjell shikues të rinj, por më shumë atë shtresën e vjetër të popullsisë e cila akoma nuk është ngopur me Naim Abazin dhe shout e tij. E dini çka, as disa më të moshuar, 50+ vite me të cilët kam biseduar në fundjavë nuk kanë thënë ndonjë fjalë miradije për Odeonin. Nuk besoj që ka shikues dhe do të ketë, por fat i mirë është nëse ke miq në televizione dhe falë Zotit nuk ka mjete që matin audiencën as në Kosovë e as në Shqipëri. Ndoshta keni hasur në numra të ndryshëm nëpër Facebook, por, unë personalisht ju garantoj që ata numra janë TË RREJSHËM dhe thjesht janë trillime të personave të ndryshëm për përfitime materiale. Është një temë tjetër që nuk dua të futem tani.

Për sonte RTK ka publikuar një skemë të përzier në uebfaqe. Pritet të rikthehet Kafeneja Jonë, por mos u habisni nëse shihni ndonjë intervistë në atë kohë. Më pas është Milioneri dhe Subvencion. KTV transmeton episodin e parafundit të BinBir Gece, por më parë është koncerti i një këngëtareje ndër më të pëlqyerat nga unë, Anastasia. RTV21 vazhdon me Kabaren.

Klan TV transmeton Kutia dhe Milioneri. Top Channel shfaq Shqip dhe Proçesin Sportiv, derisa Vizion Plus shfaq Forca e Fatit, ByPass Show dhe Zonë e ndaluar.

 

TV Kolumna Ditore përgatitet nga Luan Morina

 

E hënë – 10 tetor 2011

RTK

20:30 Kafeneja Jonë

21:30 Kush do të bëhet milioner

22:30 Subvencion

23:00 Lajme

23:15 Pa skenar

 

KTV

20:00 Koncert – Anastasia

21:10 Serial: Binbir Gece ep.179

22:00 Koha për gola

23:00 Interaktiv

 

RTV21

20:05 Kabare

22:00 21 Minuta

22:45 Serial: Favoritja

——————–

 

TV Klan

20:05 Kutia

21:00 Kush do të bëhet milioner

22:00 Lajme

22:30 Opinion

 

Top Channel

20:15 Fiks Fare

21:00 Shqip

22:30 Lajme

23:05 Procesi Sportiv

 

Vizion Plus

19:30 Çudira shqiptare

20:00 Tereza – telenovelë

21:00 By Pass Show

22:00 Zonë e ndaluar

23:00 Lajme

 

Digi Plus gjatë javës

17:00 Stuhia

18:00 Big Day

19:00 Frasier

20:00 Në rrjetën e merimangës

21:00 Sue Thomas

21:45 No Ordinary Family

22:30 Stark

23:15 The Vampire Diaries

 

 

Read Full Article

Edhe pse shumica e kanaleve kanë filluar me emisionet e tyre javën e kaluar, megjithatë java e dytë ose e tretë e shtatorit është ajo kur fillojnë ose së paku duhet të fillojnë shumica e programeve televizive për sezonin e ri.

Ky vit nuk do të sjell shumë ndryshime, megjithatë janë disa që vlen të përmenden.

Do të fillojmë në bazë të ditëve të javës të krahasojë skemën programore, e cila akoma nuk është përfundimtare.

Të hënën do të vazhdoj të dominojë RTK me serialin Kafeneja Jonë (20:00) dhe Milioneri (21:00). Dominimi do të jetë edhe më i lehtë kur dihet se programet konkurrente në atë kohë janë inferiore ndaj këtyre dyjave. Kemi Bursën e Kosovës, që është mjaft e suksesshme por që nuk do të ketë sukses në një termin kundër Kafenesë tonë, dhe Kabare të cilën nuk e di a shikon kush a jo.

Në ora 22:00, në RTK do të shkoj Subvencion, një emision mjaft i suksesshëm për ekonomi, kryesisht për shkak të temave dhe debateve mjaft të nxehta. Në KTV, si zakonisht do të vazhdojë Asist me Agon Fehmiun, një emision që thjesht nuk sheh ditë të zymta tashmë shumë vite. TV21, do të vazhdojë me Ditari dhe serial India.

Vetëm vështrojeni skemën e 21shit nga ora 19:30 deri në ora 23:30. Telenovela (serialet janë më të mira) 2 orë e 30 minuta, lajme 45 minuta, dhe 45 minuta program tjetër informativ. Ky është mëkat për shikuesit. Kjo ndodh për katër ditë të javës pos të hënës, kur kemi edhe një program  tjetër fare pak cilësorë, Kabare.

Kalojmë te e marta. RTK do të përqëndrohet në Ligën e Kampionve. Kur të ketë pushim Liga e Kampionve, do të ketë ndonjë  film apo dokumentar. KTV, ka Pulsin dhe Animan, dy programe mjaft të qëlluara në lëminë e tyre. Në ora 22:00, do të rikthehet Talenti X, një kopje inferiore e Got Talent. Ndërsa deri atëherë do të jetë Taxi Show solid, dhe seriali i vjetër amerikan jo i suksesshëm, Men Behaving Badly.

Tek skema e RTV21, e vetmja gjë që ndryshon është termini 21:15. Të martën transmetohet Sy me Sy, debat në lidhje me çështjet aktuale në Kosovë nga fusha të ndryshme. Mund të jetë i shikuar në mungesë të Ligës së Kampionve, dhe për shkak se në KTV kemi telenovelë.

Edhe e mërkura është e ngjashme. RTK me Ligën e Kampionve ndërsa KTV me 038 Live dhe Cosmo. Nuk e di se a do të kthehet 038 në terminin e vjetër apo do të qëndrojë aty në ora 17:15. Nuk di se sa impakt ka në këtë terminin e ri nëse transmetohet 250 ditë në vit. Më mirë do të ishte të transmetohej një herë në javë. Top Koha Music do të vazhdojë të transmetohet në ora 22:00, ndërsa në TV21 në ora 21:15, është duke u transmetuar dokumentari për shqiptarët në Turqi. Sigurisht më i shikuar se Bota e yjeve e cila nuk mund të funksionojë në këtë termin.

E enjta do të vazhdojë të jetë ditë përplotë me emisione politike. RTK do t’ia dedikoj tërë terminin prime-time emisionit Jeta në Kosovë, që është mjaft i shikuar. Në KTV, në ora 20:00, do të vazhdojë të transmetohet Rubikon, ndërsa SpitaliKS në ora 22:00, pra edhe një natë mjaft e begatshme e KTV-së. TV21, pas serialeve do të transmetoj emisioni Zoom.

Të premtave RTK siç duket do të vazhdojë të mbaj një debat politik para Oxygen-it mjaft të shikuar. KTV, eventualisht dikur do ta kthej Përallë me tupan, edhe pse sezoni i kaluar për mendimin tim ka qenë ndër më të dobëtit, por me pak mysafirë më cilësorë dhe skeqe më pak “banale” ky emision mund të kthehet në binarë ashtu siç ka qenë. Deri atëherë do të ketë filma mjaft cilësorë, dhe ndoshta më pas do të vendoset emisioni javor i Shpija 2, pasi të shtunave do të duhej të mbetet liga spanjolle në KTV. TV21 do të shfaq për ndryshim nga dy kanalet tjera programin për ekonomi, Standardi ynë të premtave.

Fundjava do të kalojnë me shumë më pak futboll se zakonisht.

TV21 do të transmetoj Unë jam Top Model, RTK debatin Evropa më afër, ndërsa KTV ndeshje të ligës spanjolle. KTV do të jetë më e shikuara sipas të gjitha gjasave, ndërsa një program që dedikohet vetëm të rinjve siç është Unë jam Top Model nuk besoj se do të ketë sukses në prime-time. RTK me Evropa më afër mund të ketë një shikueshmëri serioze, por programe politike gjatë fundjavës është pak “e tepërt”.

Të dielën KTV do të vazhdoj të transmetoj ligën spanjolle. Ndoshta edhe ndonjë film më pas. Nuk di se si qëndrojnë punët me Familjen Moderne dhe Cimerat, por tek e para disa gjëra duhet të ndryshojnë sepse kanë filluar të bëhen të vjetra, pra nevojitet freski. Cimerat personalisht nuk i kam shikuar pasi që nuk duket si një serial që mund të zë vend në skemën time programore të dielave në ora 21:00, që në një farë mënyrë është koha më e mirë për të shikuar TV. Dyshoj se do të kthehen këto dy seriale këtë sezonë, sidomos Familja Moderne që është më e mirë se Cimerat por edhe që ka buxhet shumë më të madh. Megjithatë për Familjen Moderne mendoj se meriton së paku edhe një gjysmë sezone deri në fund të vitit.

Për fund…

nuk kishte me qenë kushedi sa vështirë apo e shtrenjtë që secili kanal të ndante një orë në programacionin e tyre për të njoftuar shikuesit me të rejat (të vjetrat) në skemat e tyre programore.

Luan Morina

* Këto opinione janë të bazuara në supozime për skemën e re programore që pritet të kenë tri kanalet kombëtare në Kosovë. Pra, nuk kemi asnjë informatë zyrtare se cilat emisione do të vendosen në çfarë orari.

Read Full Article

Luan Morina numëron

10 programet televizive më të suksesshme në sezonin e kaluar

10. Një kafe me Labin – RTV21

Kështu: Labi ndoshta ju shkon nerva. Mirëpo formati i ri i emisionit është treguar mjaftë i suksesshëm. Ai po sjell përvojën nga vise krejt të ndryshme, nga vise që kurrë nuk do të dilnin në televizion. Tani aty po tregohen histori të ndryshme, mjaft interesante nga njerëz të thjeshtë si ne. Edhe sponzori është zgjedhur me mend. Motoja e e emisionit dhe sponzorit po lidhet për bukuri.

Një sukses i Labit, dhe i vetmi i 21-shit këtë sezon.

9. SpitaliKS – KTV

Sezoni i parë ishte ashtu-kështu. Sezoni i dytë ndryshoi tërësisht për të mirë. Arsyeja kryesore është inkuadrimi i Ard Islamit në përgatitjen e skenarit. Gjithashtu roli i tij dhe i motrave të tij ishte një katalizator i suksesit serialit. Së fundmi ardhja e Ryva Kajtazit në rolin e Evës, (gruaja e Hitlerit) ishte “qershia mbi tortë”. Me këtë tempo SpitaliKS ka shumë sezone tjera të suksesshme përpara.

8. Oxygen – RTK

E premta mbrëma nuk është e lehtë për të zgjedhur cilin kanal të shikoni. Megjithatë, Besim Dina,  ka vazhduar të mbaj Oxygenin në të njëjtin tempo që ka qenë viteve të kaluara. Mysafirët e tij të veçantë këtë sezon, e kanë bërë të identifikohet si një emision shumë më tepër serioz se emisionet tjera të ngjashme.

7. That’s 70s Show – KTV

Allo Allo, ka qenë seriali më i suksesshëm i transmtuar në këtë termin në KTV ndonjëherë. Megjithatë ai nuk ka qenë i caktuar vetëm për adoleshentët. Me Neighbours KTV, ka hasur pak probleme. Është një serial i gjatë që duhet kohë të njihet me shikuesit.

Megithatë That’s 70s Show, ka rikthyer nivelin e shikueshmërisë së Rebelëve, e ndoshta edhe e ka tejkaluar atë. Ndoshta e mira ka qenë, se ke mundur të shohësh 4 episode radhazi.

6. Milioneri – RTK

Ardhja e Fehmi Feratit në Milioner ka ndryshuar gjithçka. Ai ka sjellur atmosferë më të gjallë, duke e larguar zymtësinë dhe seriozitetin që ka pasur ky shou sezonin e kaluar. Këtë vit shou thjesht ka qenë më i gjallëruar, më i hareshëm. Kemi pasur kohë pas kohe ndonjë shaka me vend. Pse nuk ka fituar askush 50.000 euro nuk ka faj askush.

5. Kujdes nga Engjëlli – KTV

Mariqui është personazhi më me ndikim në televizionin dhe jetën e kosovareve këtë vit. Shumë femra , dhe shtëpiake nuk janë zgjuar në ora 8 të mëgjesit. Por, këtë vit gjërat kanë ndryshuar. Përveç se ka marrë një termin mjaft të mirë për të filluar ditën, KTV, ka detyruar RTV21 që të shfaq serialet e mëngjesit më vonë, dhe me shikueshmëri më të vogël se Mariqui.

4. Rubikon – KTV

Adriatik Kelmendi, është gazetari më i mirë që ka Kosova sot. Cilësitë e tij i dijmë të gjithë ne që e përcjellim çdo të enjte. Është një gazetar i përkryer. I mençur, i qetë, i përgatitur, i ditur, etj. Mysafirët e tij vërtetë kanë qenë në siklet shumë herë. Biles duhet të them se shumë herë është vërejtur se Adriatiku i di gjërat më mirë se mysafirët që ishin përballë tij. E kam fjalën për mysafirë që duhet të ishin ekspert në fushën dhe punën e tyre. Thjeshtë është njeri profesionist, me përvojë, ka pasur përballë njerëzit më me ndikim në politikën ndërkombëtare. Është i zoti. I lumtë.

3. Jeta në Kosovë – RTK

Është emisioni më i mirë informativ në Kosovë për vite. Për dallim nga Rubikoni, shpesh kemi mysafirë të shumtë, pra jo vetëm një. Kemi raporte nga terreni, dhe tema që prekin jetën e njeriut të thjeshtë. Për këtë është emision që të gjithë e duan. Thjesht e duan, e përkrahin, e shikojnë, sepse është në anën e shikuesit. Dhe për të qenë i shikuar duhet të jesh në anën e drejtë.

Më parë ishte ndoshta vetëm Jeta Xharra, por tani ajo ka krijuar një skuadër gazetarësh të zot, profesionist, të cilët kanë bërë një përvojë të lakmueshme. Janë një superskuadër, gardian të zërit të popullit.

2. Interaktiv – KTV

Emisioni i ri më i suksesshëm këtë vit. Askush nuk e ka pritur një sukses të tillë, por emisioni i udhëhequr nga Xhemajl Rexha, që është duke u bërë figura kryesore në deskun informativ në KTV, për një kohë të shkurtër, ka shpërthyer këtë vit. Rubrikat si ikoha, dhe mysafiri në studio kanë ndikuar në shikueshmëri edhe më të madhe. Vetë struktura e emisionit është e ndërtuar në atë mënyrë që përmbushë kërkesat e çdo moshe të shikuesve.

KTV mund të krenohet me punën që kanë bërë me Interaktiv.

1. Kafeneja Jonë – RTK

Padyshim Kafeneja vazhdon të mbetet emisioni më i shikuar në Kosovë. Me këtë tempo ata do të vazhdojnë të jenë emisioni më i shikuar në televizion. Ilir Bokshi dhe Astrit Kabashi kanë bërë një punë fantastike këtë sezon. Mungesa e Labinotit është mbuluar shumë mirë me futjen e karaktereve epizodike të cilat i kanë dhënë një shtytje serialit. Për të vërejtur se sa ndikim ka ky serial në popullin tonë dy-milionësh dëshmon e famshmja (të cilën e urrej personalisht) “flej, flej”. Gjithashtu kemi parë më shumë nga Muharremi, me ardhjen e Fifit. Ka munguar edhe Saranda, por edhe ajo është mbuluar nga personazhet episodike.

Sidoqoftë, Kafeneja Jonë ka mbetur seriali më i shikuar në televizionet kosovar, dhe është një gjë që nuk mund të fillojmë javën pa të.

Luan Morina

luan.morina@telekomanda.com

Read Full Article