Tag: food network

guy grocery gamesModeratori i njohur Guy Fieri kthehet në Food Network për një seri krejt të re, të quajtur ‘Grocery Games’.

Në këtë seri, katër kuzhinierë të talentuar do të garojnë nëpër korridore të ndryshme të supermarketeve për të gjetur përbërësit e ushqimeve tyre të veçanta. Nga përgatitja e një ushqimi me përbërës që nisin vetëm me shkronjën ‘S’, deri tek përgatitja e ushqimeve me vetëm pesë përbërës, sfida të ndryshme do tu servohen garuesve.

Kush do të fitoj garën në fund? Mund ta shihni çdo ditë pune në ora 18:00 në Food Network.

Read Full Article

mbikeqyrja e restoranteve

Nuk është lehtë të udhëheqësh një restorant, dhe njëkohësisht të shërbesh ushqimet më të mira, edhe pse ky është vetëm fillimi. Duhet të keni syrin mbi gjithçka. Nëse nuk ia dilni, jeni të mbaruar akoma pa nisur.

Willy Degel ka zgjidhje për këtë. Ai do të shpërndaj përvojën e tij me restorante dhe pronarë të ndryshëm. Tek Restoranti ‘Willy Parker,’ ai ka vërejtur se problemi qëndron tek mosmarrëveshjet e pronarëve që njëkohësisht janë edhe vëllezër. Tashti që ka identifikuar problemin, Willie është në mision për të kthyer në këmbë këtë restorant. A do t’ia dal?

Do ta mësojmë të hënave në ora 19:00, gjatë nëntorit në Food Network.

Për të pasur Food Network në ofertën e kabllorit apo IPTV operatorit tuaj, kontaktoni në kanalet@telekomanda.com

Read Full Article