RTK, pas episodit të re të Familjes Moderne, shfaq dokumentarin Me shqiparët e Rumanisë, ndërsa nga ora 22:00, në program është emisioni sportiv AS.
KTV, reprizon Talentin X, nga ora 20:05, më pas shfaq filmin The Producers, nga regjisorja Susan Stroman me aktorët Nathan Lane, Matthew Broderick, Will Ferrell, dhe Umma Thurman në rolet kryesore.
RTV21 nga ora 19:05, transmeton ndeshjen basketbollistike Sigal Prishtina-BB Bashkimi. Nga ora 21:00, shfaqet episodi i ri i serialit The Handler, ndërsa emisioni sportiv 2me1, në program është nga ora 22:30.
Top Channel nga ora 20:05, në kuadër të emisionit Exclusive, shtjellon temën për popullin çam, “Çamët, si një popull i padëshiruar !”. Më pas nga ora 20:45, shfaqet filmi Ana dhe Mbreti, i regjisorit Andy Tennat, me Jodie Foster dhe Yun-Fat Chow në rolet kryesore. Filmi i nominuar për dy çmime Oskar, tregon për romancën e mbretit të Siamit, dhe një mëseseje të vejë angleze.
Klan shfaq episodin e ri të Anatomisë së Grejit, ndërsa nga ora 21:00, vjen direkt emisioni Histori me zhurmues. Transmetim direkt do të jetë edhe emisioni Blue, i cili fillon nga ora 23:35, me moderator Bledi Strakoshën.
Vizion Plus pas Bypass Show nga ora 21:00 shfaq episodin e ri të Apartamenti 2XL, ndërsa nga ora 22:20, fillon filmi “Zemra të plagosura”.
Alsat, nga ora 22:30 shfaq emisioni Takim Ekskluziv me moderatore Inis Gjonin.
Vazhdojnë sportet dimërore në EuroSport.
EuroSport, do të transmetoj garën e sllallomit për femra nga Maribori, 09:05 rundi i parë, dhe nga ora 12:15 rundi i dytë. Gara e sllallomit për meshkuj nga Vengen, transmetohet nga ora 10:00 rrundi i parë, dhe nga ora 13:15 rundi i dytë. Garat e kombinimit nordik, transmetohen nga ora 11:00, kërcimet, dhe nga ora 14:00, kros kountri. Stafeta e meshkujve në biatlon nga Ruhpolding, transmetohet nga ora 15:15.
EuroSport 2, do të transmetoj luzh nga ora 09:30, snoubord nga ora 13:30, ndërsa finalja e kampionatit evropian në hokej mbi barë në sallë, do të emitohet si transmetim jo i drejtpërdrejt nga ora 18:00.
Finalja e Mastersit në snuker, transmetohet nga ora 15:30, në EuroSport 2, dhe nga ora 21:45 në EuroSport.
Nga Kupa e Afrikës, EuroSport, sonte transmeton ndeshjet, Gaboni-Tunizia, nga ora 17:00, dhe Kameruni-Zambia nga ora 19:15.
Prej ndeshjeve futbollistike veçojmë ndeshjet Milan – Siena, (KTV, 15:00), Aston Villa – West Ham (RTK, 14:30) dhe Bolton – Arsenal (17:00, RTK).
