KTV, në ora 18:00, reprizon serialin SpitaliKS. Pas lajmeve qëndrore në program është ndeshja basketbollistike, Trepça – Prishtina, ndërsa në ora 22:00 transmetohet ndeshja nga kampionati spanjoll, Sevilla – Deportivo.
RTV21, sonte shfaq pjesën e dytë të filmit Maria Montesori, ndërsa në ora 22:40 fillon filmi Another Day.
RTK, në ora 13:45 transmeton ndeshjen Tottenham – Blackburn, ndërsa në ora 16:00, ndeshjen Chelsea – West Ham. Në ora 20:30 shfaqet film artistik. Edicioni i ri i “Pa rrotlla” fillon në ora 23:15, dhe diskuton temen për hoxhën Driton Kuka.
KTV në mesnatë shfaq filmin “Pulp Fiction”. Filmi është regji dhe skenar i Quentin Tarantinos, me Umma Thurman, John Travolta, Samuel L. Jackson, Tim Roth, Ving Rhames, e Bruce Willis, në një kast aktorësh cilësor. Filmi është i renditur si i pesti në listën e filmave më të shikuar të IMDB, dhe ka fituar Oskar për skenarin më të mirë origjinal.
