Sortilegio kthehet në KTV

Të gjithë fansat e telenovelave latine mbeten të zhgënjyer me KTV, kur kjo largoi nga programi serialin “Joshje magjike” pa përfunduar akoma. Ai u zëvëndësua me serialin turk “BinBir Gece” që tani transmetohet në ora 9 në mbrëmje. Megjithatë në një kumtesë për media KTV njoftoi që seriali do të rifilloj të transmetohet pas përfundimit të fushatës parazgjedhore, me datë 13 dhjetor.

Kumtesa e plotë ashtu siç shihet në Koha:

“Të nderuar shikues të KTV-së,
Ju informojmë se seriali “Sortilegio”, do të rinisë emetimin më datën 13 dhjetor në terminin e ri, nga ora 22:00. Duke shprehur falënderimin për interesimin shikuesve tanë të devotshëm u kërkojmë falje për ndërrimin e orarit që u diktua nga fushata zgjedhore 2010 dhe i sigurojmë se do të mund t’i përcjellin pa problem të gjitha episodet e mbetura të serialit shumë të shikuar.”

Publikuar në portalin Koha

Mund të ju interesoj edhe...

2 thoughts on “Sortilegio kthehet në KTV

  • jeni shum te bukur

  • Kam shikuar shumë telenovela mirëpo asnjë si kjo,kete telenovel e bejne te famshem protagonistet ka brenda saj sinqerisht asnje here nuk kam pare personazhe kaq te bukur dhe njekohesisht e bejne nje qift shum te persosur me njeri tjetrin kete e thon te gjith meksikant dhe kubanet .Mjafton vetem te shikohen gjestet qe i bejne njeri tejetrit mimikat e fytyres dhe dashurin qe e shprehin ndaj njeri tjetrit eshte shum reale asnjeher nuk kam par dashuri te till

Comments are closed.