Sonte shpërndahen Emmyt

Sonte në ora 2 pas mesnate fillon ceremonia e shpërndarjes së shpërblimeve të 63ta Emmy. Shou që do të udhëhiqet nga aktorja Jane Lynch e njohur nga roli i saj në serialin Glee në Kosovë do të transmetohen në RTK, ndërsa në Shqipëri këto të drejta i ka patur Klan TV, por të cilët nuk kanë lajmëruar ndonjë transmetim eventual. Në satelit në gjuhën origjinale, angleze mund ti ndiqni në kanalin turk e2 në Turksat, e gjithashtu edhe në kanalin CNBC-e Turkiye në formatin 16/9.

Edhe këtë vit në nominime udhëheq kanali HBO me 10 sosh, derisa Mildred Pierce është shou me më së shumti nominime, me 21.

Listën komplete si dhe një analizë më të gjerë të nominimeve mund të gjeni në postimin e parë të publikuar me 15 gusht, të cilin mund ta gjeni këtu ndërsa më poshtë do të shkruaj kategoritë kryesor si dhe favoritët e mi. Gjithashtu mos harroni të dëgjoni edhe podcastin tim personal në lidhje me nominimet për Emmy me një analizë tepër të detajizuar.

 

Luan Morina

 

Komedia më e mirë:

The Big Bang Theory (CBS)

Glee (Fox)

Modern Family (ABC)

The Office (NBC)

Parks and Recreation (NBC)

30 Rock (NBC)

 

Do të fitoj Modern Family që është edhe favoriti im pasi është komedia më e mirë në TV për momentin. Mos të nënvlerësojmë edhe The Office dhe The Big Bang Theory.

 

Drama më e mirë:

Boardwalk Empire (HBO)

Dexter (Showtime)

Friday Night Lights (NBC)

Game of Thrones (HBO)

The Good Wife (CBS)

Mad Men (AMC)

 

Boardwalk Empire është favoriti kryesor për të fituar, pa mos anashkaluar edhe Mad Men. Do të doja dhe do të ishte befasi sikur të fitonte Game of Thrones edhe pse është vetëm sezoni i parë.

 

Miniseria/TV Filmi më e mirë:

Cinema Verite (HBO)

Downtown Abbey – Masterpiece (PBS)

The Kennedys (ReelzChannel)

Mildred Pierce (HBO)

The Pillars of the Earth (Starz)

Too Big To Fail (HBO)

 

Mildred Pierce është favorit kryesor.

 

Aktori më i mirë në komedi

Steve Carell (The Office, NBC)

Louis C.K. (Louie, FX)

Johnny Galecki (The Big Bang Theory, CBS)

Matt LeBlanc (Episodes, Showtime)

Jim Parsons (The Big Bang Theory, CBS)

 

Përfundimi i rolit të tij në The Office mund ti sjell shpërblimin Steve Carrell. Do të doja që Jim Parsons të përsëriste suksesin.

 

Aktorja më e mirë në komedi

Edie Falco (Nurse Jackie, Showtime)

Tina Fey (30 Rock, NBC)

Laura Linney (The Big C, Showtime)

Melissa McCarthy (Mike & Molly, CBS)

Martha Plimpton (Raising Hope, Fox)

Amy Poehler (Parks and Recreation, NBC)

 

Do të fitoj favoritja ime Laura Linney. Ka bërë punë të shkëlqyeshme ngjashëm si Amy Poehler.

 

Aktori më i mirë në dramë

Steve Buscemi (Boardwalk Empire, HBO)

Kyle Chandler (Friday Night Lights, NBC)

Michael C. Hall (Dexter, Showtime)

Jon Hamm (Mad Men, AMC)

Hugh Laurie (House, Fox)

Timothy Olyphant (Justified, FX)

 

Steve Buscemi është kandidati kryesor për shpërblim. Por, Jon Hamm është favorit i përhershëm.

 

Aktorja më e mirë në dramë

Connie Britton (Friday Night Lights, NBC)

Mirielle Enos (The Killing, AMC)

Mariska Hargitay (Law & Order: SVU, NBC)

Julianna Margulies (The Good Wife, CBS)

Elisabeth Moss (Mad Men, AMC)

 

Julianna Margulies është favoritja kryesor për të fituar përsëri. Elisabeth Moss ka bërë punë të mirë sezonin e kaluar në Mad Men, ndërsa shanse ka edhe Connie Britton që ka përfunduar pesë vitet e saja në Friday Night Lights.

Mund të ju interesoj edhe...