Sonte në “Rubikon” të KTV-së: Maria Bamieh përballë Francesko Florit

Emisioni “Rubikon” në KTV sonte ka për bashkëbisedues dy personalitete të EULEX-it, aktualisht më të përgojuarat në opinion: tashmë ish-prokuroren Maria Bamieh përballë gjykatësit Francesko Florit.

Ndiqni rrëfimin e prokurores, që pretendon të bëhet Julian Asange për EULEX-in.
*Çfarë thotë gjykatësi Francesko Flori, që pretendohet se ka kurdisur gjykimet për përfitime materiale?

*Nga kush ndjehet e rrezikuar prokurorja Maria Bamieh dhe çfarë të dhëna “të zeza” ka ajo për misionin e BE-së për sundim të ligjit në Kosovë?

Për këto dhe më shumë ndiqni rrëfimin e Maria Bamieh në Rubikon me Adriatik Kelmendin si dhe me Skype rrëfimin e gjyqtarit Francesko Flori.
“Rubikonin” mund ta ndiqni sonte në KTV nga ora 20:15, kurse në TVArta nga ora 21:45.

© KOHA.net

Mund të ju interesoj edhe...