Sofia Vergara më e paguara në TV

Aktorja e serialit ‘Modern Family’, Sofia Vergara është aktorja më e paguar në televizion. Ky titull vjen nga revista Forbes sipas të cilës, Vergara ka qenë më e paguara nga të gjitha TV personalitetet femra gjatë periudhës Maj 2011- Maj 2012.

Gjatë kësaj periudhe, Vergara ka inkasuar 19 milionë dollarë. Pos rolit të saj të Glorias në ‘Modern Family’, ajo ka qenë edhe zëdhënëse për Diet Pepsi, Cover Girl dhe Kmart, si dhe ka realizuar reklama në gjuhën spanjolle për kompani si Burger King, State Farm dhe Comcast.

Ajo ka lënë prapa emra të njohur në televizion si Kim Kardashian, Eva Longoria, Bethenny Frankel dhe Tina Fey.

Mund të ju interesoj edhe...