Pay-TV operatori italian, Sky Italia sot ka lançuar 13 kanale të reja në teknologjinë High-Definition. Që të gjitha kanalet kanë filluar të transmetojnë në satelitin Hotbird në 13 shkallë në Lindje. Kanalet përfshijnë të gjitha zhanret e televizionit nga sportive, dokumentare dhe për fëmijë.
Kanalet e reja janë Fox Life HD, Real Time HD, Extreme Sports HD, Eursoport 2 HD, ESPN America HD, Discovery Science HD, Discovery Travel & Living HD, History HD, Nat Geo Wild HD, Nat Geo Adventure HD, Gambero Rosso HD, Disney Channel HD dhe MTV Live HD.
Nga këto kanale, Extreme Sports HD, Nat Geo Adventure HD dhe MTV Live HD, operojnë vetëm në versionin HD, pasi nuk kanë versionin e tyre SD.
Nga kanalet e reja në frekuencën, 10.775/H/SR:29900/FEC:3/4 transmetojnë Discovery Science HD, Discovery Travel & Living HD, Disney Channel HD, ESPN America HD, Extreme Sports HD dhe Real Time HD. Në frekuencën 10.853/H/SR:29900/FEC:3/4 transmetojnë Fox Life HD, Gambero Rosso HD, History HD, Nat Geo Adventure HD dhe Nat Geo Wild HD. Eurosport 2 HD transmeton në frekuencën 11.278/V/SR:27500/FEC:3/4, derisa kanali MTV Live HD transmeton në 11.075/V/SR:27500/FEC:3/4.
