Sky Atlantic ecën me kohën

Kanali i zhanrit kolazh me parapagim në Gjermani, Sky Atlantic do të nis transmetimet me 23 maj. Kanali është i ngjashëm me kanalin simotër britanik, Sky Atlantic, dhe deri tani ka siguruar marrëveshje me përmbajtjet e Premium kanalit amerikan, HBO. Serialet si True Blood, Game of Thrones dhe Supernatural.

Pos serialeve më të njohura, Sky Atlantic gjerman do të ketë edhe shoun e vonshëm të mbrëmjes duke nënshkruar me moderatorin e njohur, Harald Schmidt.

Schmidt emisionin e fundit të tij në Sat.1 e ka realizuar javën e kaluar. Shou i tij i ri në Sky Atlantic do të transmetohet tri herë në javë, nga e marta deri të enjten në ora 22:15. Emisioni do të jetë në dispozicion edhe në shërbimet Sky Go dhe Sky Anytime.

Ai shpesh është krahasuar me yje të programeve të vonshme në SHBA si David Letterman, Jay Leno dhe Conan O’Brien. /Telekomanda/

Mund të ju interesoj edhe...