Si këndon ‘Sulltani’

Aktori turk, Halit Ergenç i njohur për shikuesit tanë me rolet e tij në serialin ‘100 net’ dhe ‘Sulejmani i Madhërishëm’ ka një zë të përkryer këngëtari.

Aftësia e tij e këndimit është për lakmi. Më poshtë mund të gjeni dy interpretime të tij, një popullore turke dhe këngën e njohur të Rolling Stones – ‘Angie’ të cilën e kishte kënduar në programin ‘Beyaz Show’.

Ergenç që kishte regjistruar Fakultetin Teknik në Stamboll për anije-ndërtim dhe oqeanologji, ka ndryshuar drejtimin duke kaluar në Akademinë Muzikore, drejtimi këndim opere, e më vonë në drejtimin solo këndim në mjuzikël.

Pas dy viteve ai kishte shkuar në SHBA me ansamblin dhe ka bërë shfaqje nëpër tërë vendim. Më vonë ka punuar edhe si kamerier kur i është kthyer familjes dhe miqve.

Muzika duket të jetë në gjenet e tij. Dashurinë për muzikën duket ta ketë trashëguar nga babai Sait Mehmet Ali, një tekst-shkrues shumë i njohur dhe muzikant i cili kishte publikuar dhjetëra albume duke shkruar mbi 40 këngë për këngëtarë të ndryshëm turk. Edhe i biri tre vjeçar i Halitit, të cilin e ka nga martesa  me Berguzar Korel (bashkë-aktoren nga ‘1001 Net’) e dashuron muzikën. Siç thotë vetë Berguzar, Aliu i vogël (i emëruar si babai i Halitit) pëlqen të dëgjoj muzikën jazz, këngëtar si Michael Jackson, Lenny Kravitz dhe senzacionin e ri turk, Imany.

Falë rolit të tij në serialin ‘Sulejmani i madhërishëm’, Halit ka një popullaritet të jashtëzakonshëm në Turqi. Në rrugë njerëzit shpesh e përshëndesin me ‘Rroftë Mbreti!’ duke aluduar në rolin e tij nga seriali i lartpërmendur.

Edhe pse në fillim seriali kishte shkaktuar kritika të shumta për pasaktësinë historike të periudhës së Sulltan Sulejmanit, me kalimin e kohës seriali është futur në histori të televizionit turk si programi më i shikuar.

Seriali transmetohet në dhjetëra shtete të Ballkanit, Lindjes së Afërt dhe Afrikës Veriore. Në Kosovë seriali transmetohet në RTV21 derisa në Shqipëri në Albanian Screen TV.

/TeVe Portal/RTL Hrvatska/Telekomanda/

Mund të ju interesoj edhe...