Shpërndahen Hot Bird TV Awards

Para disa ditëve në Venedik operatori satelitor Eutelsat ka shpërndarë shpërblimet për kanalet më të mira që transmetojnë në flotën e saj satelitore. Hot Bird TV Awards kanë filluar të shpërndahen në vitin 1998 derisa këtë vit në konkurrencë ishin 250 TV kanale publike dhe private.

Kanalet kombëtare më të mira u shpallën TVE International nga Spanja dhe SMtv nga San Marino. Trace Sports u shpall kanali më i miri sportiv derisa shikuesit për kanalin më të mirë në përgjithësi zgjodhën kanalin MiniMIni nga Polonia. Kanali rus Carousel u shpall më i miri në mesin e kanaleve të fëmijëve, derisa kanali tjetër Kino Soyuz dhe ai italian Sky Cinema 1 HD u shpallën kanalet më të mira për filma. Kanalet italiane Babel dhe Rai Storia fituan në konkurrencën për kanalin më të mirë kulturor dhe edukativ. Kanali më i mirë dokumentar u shpall kanali gjerman DMAX, derisa kanali më i mirë argëtues ishte Sky Uno. Kanali më i mirë muzikor ishte France O, derisa shpërblimet për kanalin më të mirë lifestyle i fituan Rai 5 dhe NRJ Paris. BBC Arabic dhe TG Norba 24 ishin kanalet më të mira informative. Ky i fundit u shpall edhe kanali më i mirë i ri në etër. The Beethoven Project i Deutsche Welle TV dhe CCN i Comedy Central Polska fituan shpërblimin për programet më të mira.

Mund të ju interesoj edhe...