Telekomanda
  • Lajme
  • Televizioni
  • Filma
  • Seriale
  • Info&Talk-Show
  • RealityTV
  • Media
  • Profile
  • Opinione
  • TV Guida
  • Arkiva
  • Për ne
You are here : Telekomanda » Recensime Filmash » Shoqërueset e nuses (2011) – Recensim

Shoqërueset e nuses (2011) – Recensim

Posted By luanmorina On 04 Dec 2011. Under Recensime Filmash  Tags: Filma, Kinemaja, komedi, Recensime Filmash  

Titulli origjinal: Bridesmaids

Zhanri: Komedi

Skenari: Annie Mumolo, Kristen Wiig

Regjia: Paul Feig

Premiera e shfaqjes: 13 maj 2011

Kohëzgjatja: 125 minuta

Rejtingu: +18, për shkak të skenave për të rritur dhe gjuhës gjatë gjithë filmit

Kasti: Kristen Wiig, Maya Rudolph, Rose Byrne

 

Është vlerësuar njëra nga komeditë më të mira të verës dhe vërteton këtë deri kur fillon të ngjaj në një romancë. Janë ato skena me nuancë romantike që me dëshirë do ti kaloja po të mos dëshiroja të bëja një recensim për këtë film. Në film janë përfshirë disa nga emrat më të mirë të komedisë kinematografike, por nuk kanë arritur të shfaqin të gjitha aftësitë e tyre, ndoshta në mungesë të një skenari e regjie që në disa skena e bëjnë filmi pak si shumë “cheesy” duke ç’orientuar ndjenjat dhe emocionet e shikuesit. Ajo çfarë ta shpif në këtë film padyshim është romanca dhe drama që provohet të futet si me zor nëpër skena duke prishur atë komedinë e mbetur.

Në anën tjetër pjesa komike e filmit është e cilësisë së lartë duke dëshmuar talentin e Kristen Wiig në këtë zhanër. Ju që e keni parë tek Saturday Night Live e dini mirë për çfarë po mendoj. Por, edhe tek komedia e këtij filmi shfaqet një emër sa i ri e i panjohur ndoshta në botën e kinemasë po aq i suksesshëm dhe komik në këtë film. Melissa McCarthy e cila nuk më ka impresionuar kaq shumë as tek Mike & Molly. Ka qenë jashtëzakonisht e shkëlqyeshme në ngjyrimin me komedi dhe të qeshura të Bridesmaids. E mahnitshme! Vajza që vodhi skenën do ta quaja. Edhe Rose Byrne e Maya Rudolph kanë goxha hapësirë në këtë film dhe përkundër talentit të tyre nuk ofrojnë kushedi sa komedi. Ndër emra tjera që paraqiten në Bridesmaids janë edhe Jon Hamm e Jill Clayburgh, të cilët mbesin në hije dhe me paraqitje jo të shumta nuk ia arrijnë të ngritin këtë film në një shkallë më lartë. Mos të harroj edhe Chris O’Dowd i cili në mënyrë ndryshe nga të tjerët ngjyros filmin me një komedi më ndryshe duke shërbyer si karakter ndihmës në këtë drejtim, por mund të them që është i vetmi karakter në film që ia arrin të aktroj siç duhet skenat komike me romancë, gjë në të cilën të gjithë të tjerët mendoj që dështuan.

 

Në përgjithësi filmin do ta quaja një komedi solide, por assesi e shkëlqyeshme. Romanca nuk është kërkah. Megjithatë filmi arrin të pasqyroj intrigat që do të përcjellin një shoqërim të shoqeve më të mira gjatë periudhave të ndryshme të jetës të cilat do ti dërgojnë në drejtime të ndryshme që do të lëndonin këtë lidhje, e që do ta bënte më shumë një dramë se sa komedi. Pra, nuk është një film që do të ju shkoj nerva, por nëse kërkoni komedi atëherë lëvizni deri tek skenat ku shfaqet Melissa McCarthy. Ah, edhe një skenë me të birin e një burri me të cilin takohet Kristina Wiig. Është një fëmijë simpatik dhe biseda e tij me Annie-n e bën këtë skenë goxha interesante.

 

Luan Morina

Recensues filmash në Telekomanda


VN:F [1.9.17_1161]
please wait...
Rating: 0.0/10 (0 votes cast)
VN:F [1.9.17_1161]
Rating: 0 (from 0 votes)
  • Shpërndaje:
  • Share
« Mr. Bean’s Vacation (2007)
The Big Bang Theory – Ep.77 »
  • Related Articles From This Category
    Bardhë e zi dhe pa zë – Drejt Oskarëve të 84të

    Bardhë e zi dhe pa zë – Drejt Oskarëve të 84të

    Published On 26 Feb 2012  

    Sonte mbahet ceremonia e shpërndarjes së shpërblimeve më të mëdha në industrinë e filmit, Oskar. ...

    Forrest Gump (1994) – Recensim

    Forrest Gump (1994) – Recensim

    Published On 08 Jan 2012  

    Aktrimi i Colin Firth tek The King’s Speech, mendoj që ka qenë aktrimi më i ...

    Bad Teacher(2011) – Recensim

    Bad Teacher(2011) – Recensim

    Published On 11 Dec 2011  

    Titulli shqip: Mësuesja e keqe Zhanri: Komedi Skenari: Gene Stupnitsky, Lee Eisenberg Regjia: Jake Kasdan Premiera e shfaqjes: 24 ...

    Rio (2011) – Recensim

    Rio (2011) – Recensim

    Published On 04 Sep 2011  

    Titulli origjinal: Rio Zhanri: Aventurë, Komedi, Animacion, Familjar Regjia: Carlos Saldanha Skenari: Don Rhymer Premiera e shfaqjes: 15 prill ...

    Mbretëresha (2006) – Recensim

    Mbretëresha (2006) – Recensim

    Published On 01 May 2011  

    Titulli origjinal: The Queen Zhanri: Biografi, Dramë Skenari: Peter Morgan Regjia: Stephen Frears Premiera e shfaqjes: 02 shtator 2006 Kohëzgjatja: ...

  • Hot Topics
    • Kujtesa - Lista e kanaleve
      63 comments received
    • Në KTV nisi Lale Devri
      55 comments received
    • Lale Devri
      17 comments received
    • Gymysh - serial i ri në RTV21
      13 comments received
    • Fillon telenovela Beqarja në Kohavision
      12 comments received
  • Advertisements
  • Twitter
    Follow telekomanda On Twitter
    Check Out What I'm Doing Below:
  • Facebook
  • Faqe partnere
    • ACMilan-Shqip
    • Shqipmedia
  • Billboard No.1 – Fun.: We Are Young ft. Janelle Monáe
  • Kategoritë
    • Arkiva
    • Filma
      • Filmat në TV
      • Kinemaja
      • Recensime Filmash
    • Info&Talk-Show
      • ArTi
      • Cosmo
      • Deja Vu
      • Dritë Hije
      • Express KTV
      • Fehis Show
      • Jeta në Kosovë
      • Konfront
      • Opinion
      • Oxygen
      • Pa Skenar
      • Rubikon
      • Shqip
      • Telekino
      • Top Story
    • Media
      • IPTV
      • Kabllor
        • Ipko
      • Satelitët
        • Digitalb
        • Tring Digital
    • Muzikë
      • Recensime Albumesh
      • Recensime Këngësh
      • UK Top 10
      • US Top 10
    • Profile
    • RealityTV
      • Big Brother
      • DWTSAlbania
      • VIP Shpija
      • X Factor Albania
    • Seriale
      • Al Yazmalim
      • Anatomia e Greit
      • Binbir Gece
        • Episodet
      • CSI: NY
      • Desperate Housewives
      • Ezel
      • Friends
      • Game of Thrones
      • Ghost Whisperer
      • Gümüs
      • Heroes
      • House M.D.
      • Lale Devri
      • Lost
      • Menekse ile Halil
      • Muhtesem Yuzyil
      • One Tree Hill
      • That '70s Show
      • The Big Bang Theory
      • The Kennedys
      • Wildfire
    • Televizioni
      • Java në TV
      • Lajme
      • Opinione
      • Turk TV
      • TV Kolumna Ditore
      • TV Kolumna Sportive
      • UK TV
      • US TV
    • Video
  • Abonohuni që lajmet më të fundit të ju vijnë drejt në Email. (Kujdes - ky nuk është shërbim premium, lajmet janë të njëjtat që publikohen në uebfaqe)

WoodPress Designed By Website Hosting
Thanks To Video Games | Game Music Soundtracks | Top and best web hosts
loading Cancel
Post was not sent - check your email addresses!
Email check failed, please try again
Sorry, your blog cannot share posts by email.