Ezel

Seriali ka filluar të shfaqet në shtator të vitit 2009 në kanalin Show TV për të kaluar më pas në kanalin tjetër ATV. Tema e serialit është e ngjashme me romanin “Konti i Monte Kristos” te Alexander Dumas. Seriali është filmuar në Stambollin e ditëve të sotme ndërsa ngjarja fillon në vitin 1997 kur Omer Uçar dhe familja e tij jetojnë një jetë mesatare. Omeri ka dy shokë, Aliun dhe Xhengizin. Pikërisht këta dy sajojnë një plan për të vjedhur kazinon e babait të së dashurës së Omerit, Ejshanes, dhe sipas këtij plani të tre do të shpëtonin nga ndjekja, ndërsa Omeri do të kalonte disa vite në burg. Megjithatë plani i tyre nuk ka sukses dhe pastaj ju mbetet të shihni juve në TV.

 

Në këtë faqe mund të gjeni përshkrimin e episodeve, biografitë e karaktereve, dhe lajmet e fundit të lidhura me këtë serial. Më poshtë keni linqet për karakteret dhe episodet e serialit. Kohë pas kohe do të vendosen edhe karakteret tjera dhe episodet që do të transmetohen në RTV21.

 

Aktorët

Ezel Bayraktar (Kenan Imirzalioglu)

Ky është tregimi i tij. Kur të jetë nevojë mund të jetë i pamëshirshëm, është një njeri që e sheh botën me dyshim. Gjakftohtë,

E vetmja gjë që e mban në jetë Ezelin. Një hakmarrje e ftohtë dhe e dhimbshme.

Eysan Atay (Cansu Dere)

Gruaja në zemër të tregimit. Dashuria e paharrueshme e Omerit-Ezelit. Trungu i kurthit që ia bën atij.

E bukur, e mençur dhe e fortë që nga lindja. Mjeshtri të jashtëzakonshme në maskimin e fytyrës dhe murim të zemrës.

Askujt nuk i tregon atë që ka brenda. Për këtë askush nuk e di. Në fakt Eysan gjithmonë jeton në një kufi ndërmjet të kaluarës dhe të ardhmes.

Cengiz Atay (Yigit Ozsener)

Shoku më i ngushtë që nga fëmijëria i Omerit. Bën gjithçka për para dhe gruan që dashuron për të cilën është i gatshëm edhe të shkatërroj miqësinë me shokun më të mirë. Truri pas planit për kurthin e Omerit.

Ali Kirgiz (Baris Falay)

Një burrë vigan nga shtresa më e ultë dhe bujare e shoqërisë. Miqësia dhe nderi për të janë në rend të parë. Epshi për pasuri dhe dalje nga jeta e zymtë e bindin që të heq dorë nga principet e tij.

Ramiz Karaeski (Tuncel Kurtiz)

Njëri nga karakteret kryesore të skories. Një njeri misterioz dhe filozof. Ideatori i jetës dhe rikthimit të Omerit-Ezelit në jetën normale. Ka një armiqësi të vjetër me njeriun e njohur si Kenan.

Kenan Birkan (Haluk Bilginer)

Armiku kryesor i Ramiz Karaeskit. Shtylla e dytë e skories që paraqitet vetëm në pjesën e dytë të serialit.

Serdar Tezcan (Salih Kalyon)

Babai i Ejshanes dhe Bahares. Një kriminel i kamotshëm, lakmitar ndaj parasë, famës dhe argëtimit, për të cilat do të sakrifikonte edhe jetën e fëmijëve të tyre. Themeluesi i planit kundër Omerit.

Mumtaz Uçar (Beyazit Gulercan)

Babai i Ezelit. Një burrë në të 60tat. Zdrukthëtar nga më të vjetrit, zanatli i mirë. Një baba i zakonshëm. I lidhur me ruan, fëmijët, familjen.

Meliha Uçar (Ipek Bilgin)

Nëna e verbër e Omerit. Një grua shtëpiake e cila përkundër verbërisë arrin të mbaj familjen dhe miqtë e shtëpisë të lumtur.

Tevfik Zaim (Sarp Akkaya)

Krahu i djathtë i Ramiz Karaeskit. Ndihmës i Ezelit në realizimin e planit për rikthim. Ka një kaluar të zymtë.

Sebnem Sertuna (Bade Isçil)

Ndihmësja tjetër e Ezelit. Me një të kaluar jo të lavdëruar, e vendosur për të shpaguar ndihmën e Ezelit.

Mert Uçar (Kemal Uçar)

Vëllau i Omerit. Një djalosh gjaknxehtë që dyshon në fajësinë e vëllait të tij. Vendosmëria e tij në zbardhjen e pafajësisë së vëllait të tij e fut shpesh herë në rrugë pa krye.

Bahar Tezcan (Sedef Avci)

Motra e Ejshanes. E sëmurë që nga fëmijëria dhe njëra nga arsyet kryesore për krijimin e planit për futjen e Omerit në burg. Njëri nga karakteret më të pafajshëm në serial që bëhet kurban i pafajësisë së saj.

 

Episodet

Episodi 37

Episodi 38