Seriale turke në Klan TV

Nga e hëna e kaluar, me 16 janar kanali kombëtar shqiptar, Klan TV ka filluar të shfaq seriale turke edhe në prime time. Në orarin ku transmetonte Kutia e javët e fundit edhe seriali Jeta sipas Xhimit, ka filluar të shfaqet seriali turk, Ezel me aktorin Kenan Imirzaglioglu në rolin kryesor. Seriali ndjek rrugën e hakmarrjes të Omerit ndaj ish-shokëve të tij të cilët e kishin futur në burg e më pas kishin shijuar jetën luksoze në shpinë të tij.

Gjithashtu javën e kaluar në vend të serialit Gymysh në ora 17:15 filloi të transmetohet seriali Menekse dhe Halili. Seriali përshkruan tregimin e një dashurie të ndaluar ndërmjet dy personazheve kryesore që portretizohen nga tashmë fytyra e njohur për shqiptarët, Kivanc Tatlitug dhe aktorja Sedef Avci që ka një rol dytësor edhe tek seriali Ezel.

Ezeli do të transmetohet nga e hëna deri të enjten në ora 20:05, derisa Menekse dhe Halil çdo ditë pune nga ora 17:15.

Për informata shtesë për këto seriale do të njoftoheni në Telekomanda.

Mund të ju interesoj edhe...

3 thoughts on “Seriale turke në Klan TV

Comments are closed.