Serenay Sarikaya është e lindur më 1 korrik 1991 në qytetin bregdetar të Turqisë të quajtur Antalya. Është aktore e filmave dhe serialeve turke. Mori çmimin e dytë ne Miss Turkey 2010. Shkollën e mesme e kreu në Antalya Saime Salih Konca. Është mjaft e talentuar në vallëzimin latin dhe këndim, merret me sport, volejboll dhe tenis. Mësime për aktrim mori nga Plato Film. Serenay Sarikaya gjithashtu mori pjesë në garën Avrupa Gençler Güzellik Yarışması e cila u shfaq ne Çeki, ku ajo mori çmimin e katërt gjithashtu edhe Çmimin Special të jurisë. Mori pjesë ne seralin Adanali në rolin e të bijës së Yavuz Adanalis e quajtur Sofia. Në kohët e fundit e shohim ne serialin Lale Devri në rolin e Jeshimes.
Galeria e fotografive

